KEDS ka ndërtuar sistemin e menaxhimit të mjedisit ISO 14001 përmes së cilit objektivi kryesor është ruajtja e mjedisit. Pikë me rëndësi e sistemit është menaxhimi i ujërave.  

Dita Botërore e Ujit, 22 Mars, është ditë e cila shënohet për të theksuar rëndësinë e ujit në mbarë botën.

Tema globale e ditës botërore të ujit për këtë vit është “Përshpejtimi i ndryshimit”.

Kjo temë tregon se ende duhet të bëhet një punë e jashtëzakonshme për të përmbushur objektivat e agjendës së kombeve të Bashkuara për zhvillimin e qëndrueshëm, pjesë e së cilave është edhe vendi ynë.

Në mesin  e këtyre objektivave është edhe Objektivi i 6-të (SDG 6) i cili paraqet një përkushtim të nivelit global për sigurimin e qasjes në furnizimin me ujë dhe kanalizime për të gjithë deri në vitin 2030.

Uji është në qendër të zhvillimit të qëndrueshëm dhe çelësi i zhvillimit socio-ekonomik, ekosistemeve të shëndetshme dhe vetë mbijetesës të njeriut, prandaj ka shumë gjëra që mund të bëhen për ta ruajtur atë:

  • Kurseni ujin gjatë përdorimit personal: Mos i lini rubinetet të hapura gjatë pastrimit të duarve, dhëmbëve apo trupit.
  • Për një rrjedhje të sigurt: Rregulloni gypat e ujit dhe kanalizimit, dhe raportoni rrjedhjet e mundshme në rrjetin e qytetit/ fshatit.
  • Promovoni përdorimin racional të ujit: Mbushni mirë lavatriçen përpara përdorimit, instalimi i baterive sensorike në rubineta,
  • Mos e ndotni ujin: Mos hidhni mbeturina, vajra, kimikateve në ujëra dhe të tjera.
  • Hani ushqime lokale: Blini ushqime lokale dhe produkte të cilat prodhohen me më pak ujë.
  • Jini kureshtarë: Zbuloni se nga vjen uji juaj, si shpërndahet dhe vizitoni një impiant të trajtimit të ujit pijes apo një impiant të trajtimit të ujërave të zeza.
  • Mbroni natyrën: Mbillni pemë dhe merrni pjesë në pastrimin e lumenjve dhe liqeneve në afërsi të vendbanimit tuaj.

Bëhuni ndryshimi të cilin do të dëshironit ta shihni në botë!