Menaxhimi i shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve është faktor i rëndësishëm dhe ndërlidhet ngushtë me performancën në punë. Kjo del në pah edhe më shumë kur detyrat e punës ekspozojnë punëtorët në situata të cilat siguria fizike e tyre duhet të jetë gjithmonë primare.

Për herën e katër me radhë KEDS po shënon Fushatën Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë, e cila titullohet “Vende të shëndetshme të punës” është aktive që nga tetori i vitit 2020 me temën “Vendet e shëndetshme të punës e lehtësojnë ngarkesën”.

Kjo fushatë këtë vit ka në fokus të ngritë vetëdijesimin e punëtorëve, punëdhënësve dhe institucioneve të ndryshme mbi faktorët e riskut psiko-social në parandalimin e çrregullimeve muskulo-skeletore të lidhura me punën.

Sipas të dhënave të kësaj fushate, një nga shkaqet më të zakonshme të problemeve shëndetësore të punonjësve janë çrregullimet muskulo-skeletore, si problem jo vetëm për punëtorët individualisht, por edhe për bizneset, ekonomitë dhe shoqërinë në përgjithësi. Nga këto çrregullime më të zakonshmet janë dhimbjet e shpinës, si dhe ato të krahëve apo duarve.

Tri shkaktarët më të shpeshtë qe ndikojnë në çrregullimet muskulo-skeletore janë:

  • Lëvizjet e përsëritura të duarve ose krahëve.
  • Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë.
  • Ngritja e peshave të rënda.

Përveç faktorëve fizikë, çrregullimet muskulo-skeletore shkaktohen edhe nga faktorë psiko-social, siç janë:

  • Ngarkesa të tepërta në punë.
  • Kërkesat kontradiktore dhe mungesë të qartësisë mbi rolin e punës.
  • Mungesa e përfshirjes në marrjen e vendimeve që ndikojnë punëtorin.
  • Mungesa e ndikimit në mënyrën e kryerjes së punës.
  • Pasiguria në punë.
  • Komunikimi joefektiv.
  • Mungesa e mbështetjes nga menaxhmenti apo kolegët.
  • Ngacmimet psikologjike, etj.

Pra, faktorët psiko-social në vendin e punës. si ngarkesa të tepërta të punës, pasiguria në punë ose ngacmimi mund të kontribuojnë ndjeshëm në rrezikun e zhvillimit të çrregullimeve muskulo-skeletore (MSD). Kjo do të thotë që faktorët e rrezikut psiko-social duhet të përfshihen në vlerësimin, parandalimin dhe menaxhimin e rrezikut të çrregullimeve muskulo-skeletore.

Parandalimi i hershëm është thelbësor për të parandaluar që çrregullimet muskulo-skeletore të bëhen kronike dhe për t’u mundësuar punëtorëve që janë të afekuar për një kohë të gjatë me këto çregullime, të kthehen dhe të performojnë efektivisht në vendin e punës.

Për ata që kanë veçse ndonjë simptomë të zhvilluar, faktorët psiko-socialë kur trajtohen siç duhen, mund të ndikojnë po ashtu në menaxhimin e dhimbjes.

Për më shumë, vizitoni : https://healthy-workplaces.eu/.