
Dita Ndërkombëtare e Fëmijës Vajzë
Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijës Vajzë, pritëm në vizitë 18 vajza nga Asambleja e Fëmijëve të Kryeqytetit, të përcjellë nga Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Drejtoresha Ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli dhe Genta Gagica nga Save the Children në Kosovë.
Ndër temat që u folën, ishte edhe rëndësia e edukimit të vajzave dhe puna që po e bëjmë secili nga ne për fuqizimin e vajzave dhe grave. Gjithashtu, KEDS shpërndau edhe libra për vajzat pjesëmarrëse.
Në Qendrën Dispeçerike të KEDS musafiret u takuan edhe me inxhinieret e kompanisë, si shembuj motivimi dhe suksesi për vajzat e reja që ishin pjesëmarrëse.