Drejtoresha e Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në KEDS, Naxhije Pajaziti - Arifaj, si dhe Marjeta Dobra, ish studente e programit dhe njëherit inxhiniere në KEDS, ishin të ftuara në emisionin "Studio A" në ATV, për të folur rreth programit 9 vjeçar, KEDS Academy si dhe mundësitë e trajnimeve dhe punësimit që ky program u ofron të rinjëve të vendit tonë.

Drejtoresha Pajaziti - Arifaj u shpreh se qëllimi i KEDS Academy është avancimi profesional i të rinjëve si dhe përgatitja e tyre për tregun e punës.

Për me tepër, ajo foli për rezulatet e sukssesshme të programit, duke thënë se shumica nga 400 studentë të diplomuar nga ky program deri më tani, janë veçse të punësuar në KEDS.

Ndërsa Marjeta Dobra, flet për përvojën e saj në KEDS Academy, si pjesëmarrëse e gjeneratës së 3-të, e cila tani është e punësuar si inxhiniere në KEDS, në Departamentin e Investimeve.

"Ka qenë një mundësi e artë në momentin e duhur,” thotë ajo.

Kjo sepse sipas saj, KEDS Academy i ka ndihmuar Marjetës dhe kolegëve të saj të bëjnë lidhshmërinë e anës teorike me atë praktike, pikërisht në kohëm kur ata kanë qenë pothuasje në përfundim të studimeve dhe kanë pasur nevojë më së shumti për një program të tillë.

Për më tepër, Marjeta tha se ajo cilëson eksperiencën e marrë në programin KEDS Academy, si më të rëndësishmen në karrierën e saj si inxhiniere.

Rëndësia dhe interesimi për programin natyrisht që vërehet edhe me numrin e madh të aplikimeve nga ana e studentëve dhe nxënëseve, që shkon e rritet nga viti në vit.

Për të zbuluar informata të tilla të rëndësishme për programin, dëgjoni intervistën në këtë link.