Ishte një nder i jashtëzakonshëm të shkëmbenim ide në mes KEDS dhe përfaqësueseve të UN Women në Kosovë!

Gjatë bisedës tonë produktive diskutuam ide të reja për bashkëpunim, duke identifikuar fushat ku mund të punojmë bashkërisht, për të nxitur ndryshime pozitive dhe për të krijuar një botë më gjithëpërfshirëse për gratë.

Së bashku, ne do të mundohemi që zëri i grave të dëgjohet më shumë, do të sfidojmë normat sociale dhe do të thyejmë barrierat që pengojnë përparimin e tyre.

Në këtë takim reflektuam edhe për rrugëtimin tonë së bashku, i cili filloi në vitin 2019 kur KEDS nënshkroi Parimet e Fuqizimit të Grave (WEPs) të Kombeve të Bashkuara. 

Le të vazhdojmë të fuqizojmë gratë, të festojmë arritjet e tyre dhe të krijojmë së bashku një të ardhme më të ndritshme për të gjithë.