Shumë studentë të KEDS Acadamy kanë fituar të drejtën për shkollim pasuniversitar në shumë vende evropiane dhe më tej. Një ndihmesë për ta kanë qenë edhe përvojat teorike dhe praktike si dhe zhvillimi profesional me të cilat KEDS Academy i ka pajisur këta studentë.

Kjo gjithashtu është bërë e mundur edhe me marrëveshjen mes Universitetit të Prishtinës me universitete evropiane. Për këtë flasin edhe vetë studentët që kanë marrë pjesë në programin KEDS Academy dhe të njëjtit kanë vazhduar studimet e tyre jashtë vendit.

Goneta Peçani, studente e gjeneratës së parë

"Si studente e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike dhe pjesëtare e gjeneratës së parë të KEDS Academy, mund t’ju them se programi i KEDS Academy është i kompletuar dhe më ka ndihmuar shumë që t’i ndërlidhë teorinë dhe praktikën në lëmin e elektroenergjetikës." Më pas ajo edhe u punësua si inxhiniere e eletroenergjetikës në KEDS.

"E tërë kjo më ka dhënë shtytje dhe motivim për të menduar për aftësim të mëtejmë profesional, gjë që, menjëherë pas marrjes se titullit Bachelor i Shkencave të Inxhinierisë Elektrike, jam regjistruar ne Universitetin e Prishtinës për vijimin e studimeve në nivelin Master."

Goneta ka vijuar semestrin e fundit ne Universitetin Norvegjez për Shkencë dhe Teknologji, të cilën përvojë ajo e quan shumë të dobishme.

Ardi Latifaj, student i gjeneratës së tretë

"Gjithmonë dedikimi dhe fati të sjellin suksesin. Kështu më ndodhi mua kur u bëra pjesë e KEDS Academy.

E gjithë ajo eksperiencë që mora për plot nëntë muaj, sigurisht që më bën më të ngritur akademikisht dhe njëkohësisht eksperienca ime u zgjerua më shumë.

Ligjëratat në gjuhën angleze nga profesorët e Universitetit Boğaziçi patën efekt edhe në ngritjen e nivelit të gjuhës angleze. Të bësh një praktikë për dy muaj në një kompani gjigante siç është KEDS, sigurisht që është privilegj.

Gjatë kohës së intershipit pata mundësi të njoh punëtorë shumë punëonjës të KED dhe ishte kënaqësi të punoje dhe të diskutoje me ta, pasi që edhe kam mësuar shumë nga ta.

Së fundmi suksesi im në KEDS Academy më dërgoi në një sukses tjetër, sukses që më dha mundësinë që të vazhdoj studimet jashtë vendit, me saktë në Universitetin e Lodz-it në Poloni. Ndjehem me fat që kam qenë pjesë e kësaj akademie."