Pas nënshkrimit të 7 parimeve të WEP nga UN Women dhe UN Global Compact menaxhmeti i lartë i KEDS dhe KESCO, ka vazhduar trajnimet bazike dyditore për barazi gjinore.

Kolegët tanë kanë diskutuar dhe janë njoftuar me konceptet bazë të barazisë gjinore, integrimin gjinor, përfaqësimin e barabartë dhe shumë pika të tjera të kësaj fushe.

Qëllimi i trajnimit për barazi gjinore është që më shumë se 2000 punëtorë sa kanë kompanitë (KEDS dhe KESCO) të përfundojnë trajnimin, të diskutojnë dhe të konsiderojnë barazinë gjinore si prioritet dhe çështje me rëndësi.
Trajnime të tilla po zhvillohen në kuadër të planit të KEDS dhe KESCO për të ngritur përpara çështjen e barazisë gjinore, ku ndër të tjera aktivitete janë zhvilluar takime të ndryshme, janë nënshkruar 7 parimet e #WEPs për barazi gjinore, është vendosur #kutia e #ankesave në 7 distriktet, është ndërtuar dhoma për nëna dhe fëmijë dhe shumë hapa të tjerë konkret në këtë aspekt.