Themeluesit, ligjëruesit dhe trajnerët e KEDS Academy janë të përkushtuar dhe kujdesen që studentët dhe nxënësit e këtij programi të përfitojnë dhe zhvillojnë sa më shumë aftësi që do ju nevojiten atyre gjatë rrugëtimit profesional e personal.

Por, kush janë disa nga këta themelues dhe ligjërues të cilët po insipirojnë nxënësit dhe studentët e KEDS Academy drejt një karriere të suksesshmë të së ardhmes? Për të mësuar më shumë, lexoni shkrimin më poshtë.

Valbona Kadrijaj, është ndër kontribueset kryesore në themelimin e programit KEDS Academy dhe njëherësh Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore. Valbona ështe edhe pjesë e stafit ligjërues, dhe në modulin që ajo ligjëron, pjesëmarrësit e KEDS Academy kanë mundësi të dëgjojnë informacione të azhurnuara mbi standardet e zakonshme rregullative dhe mënyrat se si duhet të drejtohet një organizatë në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi.


Burimi Islami, nga një ish- student i KEDS Academy ka arritur të avancohet dhe të bëhet pjesë e stafit të ligjëruesve të KEDS Academy. Si menaxher për Siguri dhe Shëndet në Punë, Burimi thotë se Rëndësia e trajnimeve është gjithmonë në rritje. Aksioma e tij e përhershme për studentët është: Siguria e para!


Trajneri i stafit ligjërues të KEDS, Fadil Begu, ka qenë për disa vite pjesë e KEDS Academy. Ai posedon një bagazh të gjerë dhe ka përcjellë te studentët dhe nxënësit përvojën e tij si në teori ashtu edhe në praktikë. Te gjenerata e fundit gjatë pjesës praktike ai ka shpjeguar kryesisht për metodologjinë e leximit, ndërrimin e njehsorëve dhe shkyçjeve.


Asst. Prof. Dr. Tamer Atabarut njëherësh Drejtor i Qendrës për Mësim Gjatë Gjithë Jetës, në Universitetin Bogaziçi të Stambollit, është pjesë e stafit ligjërues që nga krijimi i programit KEDS Academy. Ndër të tjera Z. Atabarut tha: “Doja të theksoja se ky bashkëpunim i frytshëm i KEDS Academy mes KEDS dhe Universitetit Boğaziçi është shumë i vlefshëm dhe një praktikë e mirë e bashkëpunimit mes industrisë dhe universitetit.”


Izja Mjeku, është trajner i KEDS Academy dy vitet e fundit ka bërë Demonstrimin praktik të pajisjeve elektroenergjetike dhe shumë tema të tjera në Qendrën e Trajnimit, kështu duke u fokusuar në zhvillimin e aftësive praktike për studentët dhe nxënësit e kësaj gjenerate.


Një tjetër ligjërues shumë i përkushtuar dhe i afërt me studentët e KEDS Academy është Profesor Kaykayoğlu, pjesë e stafit nga Turqia. Si një nga drejtuesit e KEDS Academy për gati një dekadë, profesori në fjalë me ligjërimet e tij hap rrugët për zhvillim efektiv të lidershipit në kompaninë e KEDS.


Një trajnuese mjaft e suksesshme e programit është edhe Prof. Meltem Ozturan, Si koordinatore akademike e Lidershipit të këtij programit ajo ndjehet shumë krenare për këtë program, shpërblimet që fitoi dhe të diplomuarit e tij.


Dr. Aylin Lole është ndër kontribueset kryesore për themelimin e programit KEDS Academy. Ajo vazhdon të përcjellë në çdo hap zhvillimin e programit nga gjenerata e parë e deri më sot. Ajo ndër të tjerash tha: “Që nga fillimi i projektit, të gjithë në KEDS, duke filluar nga Burimet Njerëzore, te Departamenti i Komunikimeve, nga menaxhmenti i lartë e deri te palët e interesuara të përfshira në projekt, kontribuan me gjithë zemër në KEDS Academy. Energjia e tyre është e mjaftueshme për të gjithë ne!"


Një tjetër ligjërues është edhe Asst. Prof. Dr. Bilgin Metin, i cili ka qenë pjesë e programit që kur nisi rrugëtimin KEDS Academy, 8 vite me parë. Z. Metin ligjëroi për historinë e energjisë elektrike, si dhe sigurinë kibernetike.


Të gjithë këta themelues, ligjërues dhe trajnerë të KEDS Academy janë tejet të kënaqur me studentët e kësaj gjenerate dhe sic thonë ata studentët dhe nxënësit janë “aktiv dhe të interesuar të zhvillojnë sa më shumë aftësi.”