Aq sa është e rëndësishme të kemi furnizim me energji elektrike po aq jetik është edhe kursimi i energjisë elektrike. 

Për kursim sa më të madh të energisë elektrike, ndihmesë të madhe paraqet bashkëpunimi me të gjitha institucionet publike.

Kur përdorimi i energjisë elektrike në ndërtesa publike është i panevojshëm pas përfundimit të punës, ne rekomandojmë që të bëhet shkyçja e të gjitha objekteve, përveç aty ku cenohet siguria.

Që kursimi i energjisë elektrike nga ana e institucioneve të jetë sa më lehtë i aplikueshëm, ne kemi një rekomandim nga ekspertët tanë. Në përfundim të orarit të punës aty ku është e mundur, të ndërpritet energjia elektrike në mënyrë automatike apo të bëhet shkyçje përmes pajisjeve të mençura.