Çështja e kursimit të energjisë është përmendur në mbarë botën viteve të fundit, për shkak të rëndësisë së madhe që ka pasur kursimi për shkak të faktorëve të ndryshëm globalë.

Për këtë arsye, bizneset dhe individët kanë filluar të ndërmarrin hapa konkretë për kursim të energjisë. Edhe kompanitë energjetike e kanë përmbushur rolin e tyre për t’u ndihmuar konsumatorëve që të kenë sa më shumë informata të qasshme rreth mënyrave të kursimit të energjisë.

Në KEDS, njëra nga këto mënyra të aplikuara është fushata intensive e kursimit, që e kemi filluar qysh nga gushti i vitit 2022.

Pjesë kyçe e kësaj fushate janë videot me punëtorët e kompanisë, ku kemi zgjedhur punonjësit që kanë kursyer më së shumti energji elektrike përgjatë një muaji, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Diellza Morina, Inxhiniere për Faturim dhe Rikthim të Humbjeve në KEDS, ka treguar përmes videos se në familjen e saj e kanë ulur përdorimin e energjisë elektrike rreth 50 %.

Modifikimet që Diellza i ka praktikuar në rutinë thotë të jenë: ndezja e bojlerit vetëm sipas nevojës, ulja e temperaturës së ngrohjes në 19 gradë celsius, si dhe fikja e dritave në dhomat ku nuk kanë qenë të shfrytëzueshme.

Ekspertët e kursimit rekomandojnë se praktikat e tilla të kursimit janë më se të nevojshme jo vetëm për përdorim efiçient të energjisë, por edhe për ulje të shpenzimeve tuaja mujore për energji elektrike.

Ju mund ta kontrolloni dhe analizoni lehtë llogarinë tuaj të energjisë online, duke shkarkuar aplikacionin eKesco.