KEDS vazhdon me fushatën sensibilizuese e të gjithmbarshme për kursimin e energjisë elektrike. Ndër punonjësit e kompanisë që ju kanë bashkuar fushatës së kursimit është edhe Dashurije Cami-Shala, e cila ka arritur të kursejë rreth 40% të faturës së energjisë elektrike, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Ndryshimet te ajo kanë filluar të japin rezultat sidomos pas kursimit te ngrohja me rrymë, që njëkohësisht është edhe shpenzuesi më i madh në çdo shtëpi që e përdor atë: “ Hapin më të madh e kemi bërë te ngrohja, duke e ndalur atë në intervale të ndryshme kohore, nga 2-3 orë dhe disa herë në ditë. Kjo pastaj është reflektuar në kursime të dukshme të kilovatëve dhe ulje të faturës së energjisë elektrike,” thotë ajo.

Gjëja tjetër që ajo ka ndërruar janë shprehitë në përdorimin e pajisjeve shtëpiake, siç është bojleri, ku e kanë vënë termostatin në numrin II, si dhe bojlerin gjatë kësaj periudhe të kursimit e kanë përdorur vetëm gjatë natës, kur është tarifa më e lirë. Pra gjatë ditës, bojleri është ndezur rrallë dhe vetëm atëherë kur ju është nevojitur shumë.

“Një tjetër këshillë që unë do t’ju rekomandoja gjatë përgatitjes së ushqimit është që gjithmonë gjatë kohës kur e keni furrën e shporetit ndezur, fikni radiatorët e nxehjes. Furra liron nxehtësi mjaftueshëm dhe kështu nuk e bëni orën e rrymës të lëvizë shpejt, duke përdorur shumë energji të njëjtën kohë.” Po ashtu, ajo ka thënë se gjithmonë janë munduar t’i fikin dritat në dhomat ku nuk ka qëndruar askush. “Me një kujdes të vogël dhe të shtuar ne kemi bërë ndryshim të madh. Këtë mund ta bëni edhe ju”!

Sipas Dashuries me ndërrmarjen e këtyre hapave ju bëheni çdoherë e më konkret dhe kursimtar, andaj edhe faturat e energjisë elektrike do t’ju vijnë shumë më lirë se zakonisht. Kujtojmë që kursimin e energjisë më së miri mund ta matni dhe monitoroni përmes aplikacionit eKesco. Ju rekomandojmë ta shkarkoni këtë aplikacion nëse nuk e keni në përdorim tani për tani!