Prioritet sërish i dhamë “Bill Clintonit” dhe “Ilaz Kodrës”, ku pas kompletimit të tensionit të mesëm, sot bëmë ndërrimin e paneleve të tensionit të ulët.

Pajisjet e vjetra u larguan dhe në vend të tyre kanë zënë vend pajisjet e reja, të cilat jane dukshëm më efektive dhe më të sigurta, sikurse zënë hapësirë më trë vogël, falë teknonologjisë moderne me të cilat janë të pajisura.

Investimi në Dardani është vazhdimësi e investimeve që po bën KEDS anëkend Prishtinës për të shndërruar tensionin 10 kV në 20 kV, që paraqet dyfishim të kapaciteteve, krijim të daljeve alternative.

Këto investime kanë për qëllim që të eleminojnë mbingarkesat, të bëjnë rrjetin më të sigurtë, duke e përgatitur infrastrukturën energjetike për ta përballuar kërkesën distributive për dekadat e ardhshme.