Përgjatë gjithë javës, KEDS ka organizuar aktivitete të ndryshme për të shënuar këtë ngjarje të rëndësishme.

Nëpërmjet video-xhirimeve kemi shfaqur disa nga praktikat e mira të punës së sigurt në terren. Ndër videot që u shfaqën në rrjetet sociale të KEDS ishin:

Praktika e ngritjes në shtyllë konstruksioni, druri, betoni, verifikimi i prezencës së tensionit në transformator si dhe siguria në punë gjatë tokëzimit të linjave të tensionit të mesëm.

Gjithashtu në Qendrën e Trajnimit, kemi pritur në një takim informues përfaqësues nga Inspektorati i Punës, ku janë prezantuar të arriturat e kompanisë nga fusha e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.

Prezantime informuese u mbajtën edhe në disa shkolla teknike të Kosovës. Nxënësit u informuan më shumë rreth pajisjeve personale mbrojtëse që punëtorët tanë i shfrytëzojnë në terren, masat e tjera preventive të cilat i aplikojmë si kompani dhe rëndësinë e përdorimit të tyre rreth manovrimeve që bëhen në terren.

KEDS vazhdon të jetë lider sa i përket sigurisë dhe shëndetit në punë.