Në takimin e mbajtur në Rektoratin e UP-së, përfaqësues të KEDS, Valbona Kadrijaj, Drejtoreshë për Cilësi, Siguri dhe Trajnime dhe Bajram Neshati, Menaxher për Analiza dhe Raportime Teknike, u takuan me Prorektoren për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UP Znj. Albulena Blakaj. Qëllimi i takimit ishte zgjerimi i bashkëpunimit në mes të KEDS dhe UP-së.

Nga KEDS u shpreh interesimi për të zgjeruar aktivitetet e bashkëpunimit me UP-në, duke pasur për synim fuqizimin e bashkëpunimit të deritanishëm, si një mundësi e veçantë për më shumë përfshirje të studentëve në sektorin e industrisë.

Ndër të tjera KEDS shfaqi interesim të bashkëpunoj me UP-në në:
• Hulumtime profesionale të natyrave të ndryshme;
Asistencë në hartimin e kurrikulave të fakulteteve, me theks në drejtimin e elektroenergjetikës;
• Krijimin e mundësive për përfshirje në punë praktike në KEDS, për studentët nga Universiteti i Prishtinës;
• Organizim i përbashkët i punëtorive, konferencave, vizitave studimore, etj.

Në ditët në vijim palët u dakorduan të hartojnë edhe një marrëveshje të re të bashkëpunimit, ku do të specifikohen me detajisht të gjitha aktivitetet e përbashkëta që do të zhvillohen ndërmjet KEDS dhe UP-së.

Kujtojmë se bashkëpunimi i KEDS me Universitetin e Prishtinës ka hyrë në dekadën e parë të partneritetit, si një storie suksesi duke përfshirë studentët nga ky Universitet në Programin e KEDS Academy.