Një pjesë e konsiderueshme e diasporës blejnë prona rezidenciale në Kosovë ose po i ndërtojnë vet. Si rrjedhojë, gjatë kësaj stine, KEDS në vazhdimësi pranon kërkesa për Lidhje të Reja nga konsumatorët nga Diaspora, të cilët kërkojnë që të trajtohen me prioritet për arsye të kohës së shkurtër që qëndrojnë në Kosovë.

Në këtë drejtim, KEDS ka ndërtuar një sistem të identifikimit të kërkesave për Lidhje të Re për pjesëtaret e Diasporës. Gjatë Kërkesës për Lidhje të Re nga Diaspora duhet të merret me veti edhe të paraqitet edhe Pasaporta e vendit rezident apo Leje Qëndrimi në atë vend, e cila dëshmon se aplikuesi është nga Diaspora.

Më pas kompania do ta shqyrtojë kërkesën në kohën më të shkurtër të mundshme dhe do të procesohet tutje. KEDS mbetet kompani e përkushtuar që të jetë sa më afër konsumatorëve. Ndërtimi i partneritetit me konsumatorë dhe ofrimi i shërbimeve sa më kualitative janë prioritete të kompanisë.