KEDS ka pritur sot nënkryetarin e kësaj komune, z. Faruk Mujka. Ai u shpreh i kënaqur me punën që po bën KEDS në komunë dhe gatishmërinë për ndihmë.

Gjithmonë kemi pasur bashkëpunim korrekt me KEDS-in. Kompania ka bërë investime shumë të rëndësishme në Mitrovicë, sepse gjendja energjetike ka qenë shumë e rëndë. Një investim që duhet të përmendim, është ai i Shalës së Bajgorës, që është tepër i rëndësishëm, kur dihet se sistemi i mëparshëm ka qenë tepër i vjetër. Ndihma e KEDS-it është e jashtëzakonshme dhe gjithmonë kemi pasur mirëkuptim, theksoi Mujka.

KEDS është zotuar që të përmirësojë infrastrukturën energjetike dhe konsumatorët të ndjejnë ndryshimet dhe të kenë një jetë më të mirë.

Drejtori për Investime në KEDS, z. Hasan Oz, u shpreh i gatshëm për bashkëpunim dhe kërkoi nga komuna që të specifikojnë kërkesat dhe nevojat për projektin në fjalë.

Ne e dimë se sa të rëndësishme janë investimet për qytetin e Mitrovicës dhe do të analizojmë çdo pjesë të qytetit dhe së bashku do të planifikojmë projektet investuese, u shpreh Oz.

Për këtë vit KEDS ka paraparë që të realizojë 8 projekte në këtë komunë, që kapin vlerën rreth 1 milionë e 1 qind mijë euro dhe së bashku me zyrtarët komunalë do të bëjë planet investuese për vitin 2022