
Kampanja #greenON – në mbështetje të energjisë së pastër
Prosumatorët janë personat që prodhojnë energji elektrike për vetëkonsum dhe ruajnë ose tregtojnë tepricën e energjisë përmes rrjetit lokal.
Rreth pesë apo gjashtë vjet më parë kemi pasur prosumatorët e parë në Kosovë, ndërsa sot ky numër është rritur mjaft shumë.
Ky trend i gjelbër ka filluar të zhvillohet në Kosovë sidomos së fundi. Numri i familjeve në Kosovës që kanë marrë leje nga KEDS për t’u bërë prosumatorë gjatë vitit 2022 është rritur për 321 % se sa vitin paraprak.
Gjatë vitit të fundit, KEDS mesatarisht ka pranuar rreth 25 kërkesa/aplikime në muaj për t’u bërë prosumatorë.
Deri më tani (150) familje kanë marrë leje në KEDS për t’u bërë prosumatorë me kapacitet deri në 100 kW(≤100 kW).
Ndërsa vetëm këtë vit, përmes lejeve nga KEDS, 80 familje në Kosovë janë bërë prosumatorë. Këta prosumatorë kryesisht e prodhojnë energjinë elektrike nga panelet solare (fotovoltaike) dhe një pjesë e vogël nga turbinat e vogla të erës (0.001%).
Procedurat për aplikim në KEDS
KEDS ofron shërbim të shpejtë dhe cilësor për secilin prosumator potencial, ku edhe për shkak të rritjes së trendit të aplikimit mesatarja e ofrimit të shërbimeve për t’u pajisur me Pëlqim Eletkroenergjetik për prosumator është 13 ditë kalendarike.
Në vitet e fundit ne kemi lehtësuar procedurat e aplikimit për prosumatorët duke ju krijuar mundësi të aplikimit edhe në zyret qendrore (HQ) përveç zyrëve përkatëse në secilin distrikt, në mënyrë që të reduktojë pritjet dhe të ofrojë shërbime më të shpejta.
Benefitet e të qenit prosumatorë
Investimi në istalimin e sistemit fotovoltaik – solar për prosumatorët sqë hfrytëzojnë energjinë diellore për furnizimin e objekteve të tyre me energji elektrike, ka dobi ose benefite të shumta si: reduktimi i faturave të energjisë elektrike, pavarësimi i furnizimit me energji, trajtimi i ndryshimeve klimatike, siguria e furnizimit, etj.
Duke qenë konsumes të energjisë elektrike së pastër që ju e prodhoni, faturat tuaja do të zvogëlohen.
Kjo pasi gjatë kohës së prodhimit të sistemit solar konsumatori furnizimin me energji e merr nga panelet solare ndërsa pjesën tjetër të konsumit e merr nga rrjeti.
Gjatë kohës kur konsumatori nuk e shpenzon energjinë e prodhuar nga sistemi solar ajo energji plasohet në rrjet, e cila pastaj kompenzohet në kohën kur ka nevojë.
Disa nga bizneset që i janë bashkuar grupit të prosumatorëve
Ndër bizneset që i janë bashkuar grupit të prodhuesve dhe konsumuesve të energjisë elektrike gjatë këtij viti, është edhe kompania Fluidi Group, nga Gjilani. Për të mësuar rreth benefiteve të instalimit të sistemit fotovoltaik në kompaninë Fluidi Group, ndiqni storien në vijim.
Një tjetër biznes që ka hyrë në kategorinë e prosumatorëve nga muaji korrik
Biznesi i gjelbër "99 lule” përveç që ka të instaluar panele solare në çati, është një ndër prosumatorët e rrallë që e konsumojnë energjinë elektrike të prodhuar nga era.
“Jam herbaliste por edhe ambientaliste”, na tha themeluesja e këtij biznesi. Ndiqeni storien më poshtë, për më shumë detaje.
Statistika me rëndësi
Në Kosovë, vetëm 22.3% e prodhimit vendor vjen nga Burimet e Ripërtëritshme.
Aktualisht në Kosovë prodhohen rreth 137.16 MW energji elektrike nga era.
Aktualisht në Kosovë prodhohen rreth 10.1 MW energji elektrike nga dielli.
Aktualisht në Kosovë prodhohen rreth 116.25 MW energji elektrike nga hidrocentralet.
Aktualisht në Kosovë prodhohen rreth 1.2MW energji elektrike nga Biomasa.
Aktualisht në Kosovë prosumatorët prodhojnë rreth 7.54 MW energji elektrike.