Kur mund te aplikoni?

Duke filluar nga data 27 Tetor deri me datë 12 Nëntor 2021.

Ku mund te aplikoni?

Në Zyrën Qendrore të KEDS në Bulevardin Bill Clinton Nr. 5 në Prishtinë, ose të dërgoni dokumentet në email adresën apply@keds-energy.com ( *ky email adresë është vetëm për aplikantët e KEDS Academy)

Kush mund të aplikojë?

Studentët e Universiteteve publike në Republikën e Kosovës që janë duke ndjekur ligjëratat e vitit të fundit akademik, viti i tretë i studimeve për studentët e:

  • Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike
  • Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës
  • Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore

Për nxënësit e shkollave të mesme profesionale viti i fundit i shkollimit (klasa e 12).

Të drejtë aplikimi kanë studentët dhe nxënësit sipas drejtimeve/profileve në vijim:

Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike:

  • Elektro-energjetikë
  • Inxhinieri Kompjuterike

Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës:

  • Konstruksion

Fakulteti i Shkencave Matematike - Natyrore:

  • Matematikë

Shkolla e mesme profesionale:

  • Drejtimi Elektroteknikë - Profili Energjetikë, Instalues Elektrik dhe Makina Elektrike.

Kriteret për përzgjedhjen e studentëve:

  • Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Drejtimi Elektroenergjetikë nota mesatare minimum 6.5.
  • Studentët e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Drejtimi Konstruksione nota mesatare min. 7.5.
  • Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Drejtimi Inxhinieri Kompjuterike nota mesatare min. 8.5.
  • Fakulteti i Shkencave Matematike – Natyrore, Drejtimi Matematikë nota mesatare min. 8.5.
  • Shkathtësi të mira në përdorimin e Teknologjisë Informative.
  • Shkathtësi të mira të komunikimit.
  • Njohja e gjuhës angleze e obligueshme.

Kriteret për përzgjedhjen e nxënësve:

  • Suksesi në vitin paraprak (minimum me sukses të mirë).
  • Shkathtësi të mira në përdorimin e teknologjisë informative.
  • Shkathtësi të mira të komunikimit.
  • Njohja e gjuhës angleze përparësi.

Pse duhet te aplikoni?

Që të përfitoni njohuri/shkathtësi për integrim më të lehtë në tregun e punë si dhe për zhvillim të vazhdueshëm profesional. Një mundësi më shumë në përfitimin e përvojave dhe ekspertizës vendore dhe ndërkombëtare. Mundësi për tu inkuadruar në tregun vendor dhe të huaj.

Çka ju nevojitet për aplikim?

Për studentët e universitetit

Formulari i plotësuar i shkarkuar nga webfaqja e KEDS (Shkarko këtu).

Transkripti i notave për vitin paraprak.

Dëshmi (vërtetim) se jeni student i rregullt në vitin e tretë akademik.

Si dhe dëshmi tjera të përshkruara në formularin e aplikimit.

Për nxënësit e shkollave të mesme

Formulari i plotësuar i shkarkuar nga webfaqja e KEDS (Shkarko këtu).

Certifikata e notave për vitin paraprak (klasa 11).

Si dhe dëshmi tjera të përshkruara në formularin e aplikimit.

Si mund te aplikoni?

Për të aplikuar, luteni të plotësoni formularin e aplikimit të cilin mund ta shkarkoni në webfaqen e KEDS www.keds-energy.com.  

Pas aplikimit

Kandidatet të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara më lart mund të hynë në garë për të qenë pjesë e programit. Kandidatët e përzgjedhur do të kalojnë nëpër një proces të vlerësimit si: test me shkrim dhe intervistë.

Kandidatët të cilët e kalojnë testin me shkrim me sukses, do t’i nënshtrohen intervistës me gojë.

Pas fazës së intervistimit kandidatët e suksesshëm do të konsiderohen pjesë e programit.