Gjenerata e VIII e KEDS Akademi sivjet ka filluar edhe më e fuqishme me një numër më të madh të studentëve dhe nxënësve.

Ky vit ishte më ndryshe për KEDS akademinë nga vitet tjera. Përkundër pandemisë, KEDS vazhdoj përgatitjen dhe aftësimin profesional të gjeneratës së re.

Rrethanat në të cilët u gjind shoqëria jonë bëri që KEDS të ndryshoj mënyrën e organizimit për ligjëratat dhe trajnimet por asnjëherë të ndaloj së bëri student të KEDS Akademisë.

Qëllimi i programit është të krijohen liderë të së nesërmes. Aty, gjatë një viti, pjesëmarrësve iu ofrohen njohuritë më të avancuara në aspektin teorik. Pastaj, vije pjesa praktike, ku pjesëmarrësit janë në kontakt direkt me menaxhimin, operimin e hallkat e sistemit energjetik.  

Pjesë e KEDS Akademi VIII, mund të bëhet secili nga studentët e vitit të fundit të studimeve në drejtimet e përzgjedhura dhe nxënësit e shkollave të mesme teknike-profesionale (viti i fundit), përmes aplikimit. Pra, pjesë e saj mund të jenë inxhinierët, ekonomistët, juristët, shkencëtarët apo gjeodetët e ardhshëm, sikurse nxënësit që dalin nga shkollat profesionale.

E veçanta e gjeneratës së VIII të KEDS akademisë është se këtë vitë kjo gjeneratë do të pranojë 30 studentët dhe 40 nxënësit më të vlerësuar në bazë të kritereve të parapara. Për studentë do të jetë programi i lidershipit, ndërsa për nxënës programi teknik.

KEDS mbetet kompani e përkushtuar në avancimin profesional të rinisë kosovare përmes projekteve të shumta në sektorin e Përgjegjësisë Shoqërorë të Korporatës (CSR). Këtë përkushtim kompania e tregoi qysh në nisje të veprimtarisë së vet.

Qysh në fillimet e operimeve të KEDS në vitin 2013, ka filluar edhe gjenerata e parë e KEDS Akademisë e sot flasim për gjeneratën e VIII të saj. Ky program ka fituar disa çmime ndërkombëtare në qendra të rëndësishme botërore si në New York, Paris dhe Stamboll.