Fushatën për kursim të energjisë elektrike, KEDS po e vazhdon në platformat online të kompanisë, përderisa në muajt paraprak kemi mbajtur ligjërata në lidhje me kursimin e energjisë elektrike nëpër shkolla fillore të vendit ku edhe kemi shpërndarë broshura me këshilla për kursimin e energjisë elektrike.

Këshilla për kategori të ndryshme janë ndarë në rrjete sociale dhe uebfaqen zyrtare duke filluar nga amvisëria, e deri te industria. Po ashtu, përmes videove që po ishfaqim në facebook, punonjësit tanë po tregojnë mënyrat e kursimit të energjisë elektrike në shtëpine e tyre.

Ndërsa, në në një fushatë vullnetare nga kompania Karrota në bashkëpunim me KEDS, është krijuar një platformë e veçantë, ku ndahen këshilla shumë të detajuara mbi kursimin e energjisë (Kurse Rrymën).

Tashmë është e ditur se duke e përdorur energjinë elektrike në mënyrë të përgjegjshme dhe të arsyeshme, si dhe duke ju përmbajtur këshillave të kursimit, ne kontribuojmë që të ketë energji të mjaftueshme për të gjithë në sistemin elektroenergjetik të vendit, në kohën kur ai është më së shumti i ngarkuar.

I gjithë ky moblilizm sa i përket fushatës së kursimit të energjisë elektrike po bëhet për ta ndihmuar sistemin elektroenergjetik që ta kalojë sa më lehtë krizën energjetike, e cila bëhet më e vërejtshme kurr rritet konsumi i energjisë, meqë rast rritet edhe nevoja për import të energjisë si pasojë e pamjaftueshmërisë së prodhimit vendor.