Të gjithë meritojnë arsim gjithëpërfshirës, të barabartë dhe cilësor, ngase arsimi është një mjet me të cilin mund të arrihet paqe dhe zhvillim në shoqëri, por në të cilin mjet fatkeqësisht nuk kanë qasje të gjithë.

Për ta zyrtarizuar idenë e arsimit gjithëpërfshirës dhe të paanshëm, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e shpalli 24 janarin si Ditë Ndërkombëtare të Edukimit, që nga dhjetori i 2018-ës.

Tani, për katër vite me radhë, kjo ditë shënohet në më shumë se në 59 shtete në mënyra të ndryshme, përderisa këtë vit e shënuam edhe ne së bashku me studentët e gjeneratës së nëntë të KEDS Academy.

Për të folur për këtë ditë dhe për rëndësinë e arsimit në përgjithësi, kemi realizuar dy video me katër protagonistë, njëherit tre studentë të KEDS Academy nëntë, si dhe me Koordinatoren për Siguri të Cilësisë Znj. Shemsije Lahu, e cila mbikqyr planprogramin e KEDS Academy që nga fillimi deri në përfundim.

E para që foli për rëndësinë e edukimit është Alma Dobratiqi, studente e fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, e cila ndër të tjera tha:

Unë gëzohem shumë që mbaj titullin studente dhe jetoj në këtë vend ku veçse po bëhet investimi i gjeneratës së tashme për zhvillim."

Ndërsa Blerand Mjeku, student i po të njëjtit fakultet, falënderoi programin Keds Academy që i dha atij një mundësi të këtillë edukimi, të cilën mundësi siç thotë ai, jo çdokush e ka.

Në vijim, studenti Endrit Kuleta shtoi:

Programi KEDS Academy ka si synim ngritjen e cilësisë së arsimit profesional dhe kjo ka qenë një eksperiencë e re për ne."

Ai gjithashtu tha se edukimi ështe e ardhmja e ndritur, andaj bëri thirrje te moshatarët dhe të gjithë të rinjtë që të arsimohen për një të ardhme të tillë, të ndritur.

Përderisa Znj. Shemsije Lahu pati edhe një porosi për fund:

Ne të gjithë së bashku duhet t’i japim edhe më shumë prioritet edukimit si një e mirë publike, për shkak se edukimi e ka fuqinë që të transformojë rrënjësisht jetën e njerëzve në përgjithësi, si dhe është një shtyllë shumë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit”, përfundoi ajo.

Për më tepër, shih videot:

Dita Ndërkombëtare e Edukimit - VIDEO 1.

Dita Ndërkombëtare e Edukimit - VIDEO 2.