Pas një karriere të gjatë prej më shumë se 40 vjet përvojë pune në industrinë e energjetikës, sot dalin në pension dy kolegët tanë, Qamil Llapashtica, zjarrfikës në KEDS, si dhe Faik Zogu teknik i rrjetit.

Në një takim të mbajtur me kryeshefin ekzekutiv, z.Alpin Dogan, ata diskutuan rreth përvojës së tyre shumëvjeçare në KEDS, si dhe dhanë ide konstruktive për avancimin e mëtutjeshëm të kompanisë.

Po ashtu, në shenjë respekti e falënderimi për kontributin e dhënë në kompani, ata morën edhe mirënjohje nga KEDS.

Faik Zogu: “Puna me rrymë është profesion që lyp besim edhe kujdes të madh për njëri-tjetrin, ngase sa më i madh të jetë bashkëpunimi dhe harmonia mes kolegëve, aq më të mira janë rezultatet e punës.”

Qamil Llapashtica: “E kom dashtë kolektivin dhe objektin, andaj kam vendos me u bo zjarrfikës, që me u përkujdes për sigurinë e këtij objekti dhe të punëtorëve që punojnë në të.”

Faiku dhe Qamili i përshëndesin të gjithë kolegët dhe i urojnë suksese dhe shëndet në punë e në familje!