Bashkë për të festuar suksesin e grave dhe fuqizimin e rolit të tyre në kompani dhe në shoqërinë kosovare

Këto janë disa nga motivet për të cilat CEO i kompanisë, Alpin Dogan, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, vizitoi të gjitha punonjëset në vendin e tyre të punës në Prishtinë, duke i dhuruar atyre lule si dhe kartolinë urimi për ditën e tyre.

Në urimin e tij përmes kartolinës, z. Dogan premtoi se së shpejti në kompani do të mbahet edhe trajnim për fuqizimin e rolit të gruas në vendin e punës. 

Kujtojmë që në vitin 2019, KEDS nënshkroi 7 Parimet e UN Women për Fuqizimin e Gruas në vendin e punës dhe në komunitet.