Ambasadori i Republikës së Turqisë, Shkëlqesia e tij Çagri Sakar është takuar me Kryeshefin Ekzekutiv të KEDS, Alpin Dogan. Gjatë vizitës në KEDS, ambasadori Sakar u njoftua për së afërmi me punën dhe mbarëvajtjet e operimeve të kompanisë.

Ambasadori Sakar pas takimit vizitoi qendrat më të rëndësishme të KEDS, Qendrën Dispeçerike nga ku bëhet monitorimi i tërë rrjetit të Republikës së Kosovës me një sistem dhe teknologji të avancuar dhe Qendrën Moderne të Thirrjes nga ku mbahet komunikimi me të gjithë konsumatorët anekënd Kosovës.

Ne fund të vizitës Dogan, duke shprehur mirënjohje të thellë për bashkëpunimin dhe vullnetin e vazhdueshëm që Ambasada e Republikës së Turqisë tregon karshi investitorëve turq në Kosove, uroi që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen.