Secila ditë është planifikuar të ndahet në tri pjesë: 8 orë punë, 8 gjumë, dhe 8 kohë e lirë. Por, për t’u ballafaquar me krizën energjetike që e kaploi edhe Kosovën, kur temperaturat ishin më të ulëtat, gjumi dhe koha e lirë mbetën një luks i së kaluarës për kolegët tanë. Puna për ta u bë primare gjatë 24 orëve. Dinamika rritej njëjtë me barrën e përgjegjësisë mbi supe.

Për ta çdo minutë, orë e ditë, shërbente si motivim për të vazhduar tutje, pavarësisht sfidave me të cilat përballeshin. Të ftohtin, shiun, e borën. Qëllimi dhe misioni i tyre tejkalonte gjithçka. Ai qëllim ishte që konsumatorëve t’u ofronin shërbime, t’ua rikthejnë energjinë dhe të përkujdesen për plakun që jeton vet, për fëmijët që kanë frikë errësirën, për të rinjtë që punojnë e për ndërmarrësit që prodhojnë.

Të gjithë Kosovën e kishin mbi supe! Por, prapë ky mision e arsyetonte të gjithë punën e palodhshme, të kolegëve tanë nga Departamenti i Sistemit të Operimeve, IT-së, e Qendra e Thirrjes, të cilët kur të gjithë kanë shkuar nëpër shtëpi, ata kanë mbetur në punë.

Me të njëjtin vullnet, më të njëjtën energji dhe po me të njëjtin angazhim.

Por, sfida më e madhe nuk mbetet vetëm të punuarit 24 orë. Kolegët tanë të terrenit pavarësisht kushteve atmosferike, duhet të jenë në dispozicion. Të gjejnë vendin e prishjes, dhe ta rregullojnë atë në kohën sa më të shkurtër, pa e harruar atë më të rëndësishmen: Presioni i vazhdueshëm që ju vjen nga konsumatorët, me kërkesë të vetme të rikthimit të energjisë elektrike.

Sepse në fund të fundit, konsumatori vetëm atë sheh. Poçin, dritën e pajisjet e tjera që janë në funksion. Por, se çfarë ndodhë dhe çfarë pune bëhet deri tek ajo drita aty, kolegët tanë e dinë më së miri.

Të jesh në krye të një departamenti të tillë, do të thotë të jesh pishtar i së mirës dhe së keqes, i sfidave dhe rezultateve, i dhimbjeve e gëzimeve.

Të gjitha këto mund të përmblidhen shkurt, sepse puna e mirë sjellë rezultatin, e rezultati sjellë gëzim tek ata që bëjnë mund. Kurse e keqja, sfidat e dhimbjen, i kanë përjetuar kur kanë humbur kolegët në vendin e punës. Sa dhimbje kanë ndjerë, nuk mund ta dimë asnjëri.

Bujar Jupaj, Drejtor i Departamentit të Operimeve, ka rrëfyer për periudhat e vështira që u përballën i gjithë Departamenti i Operimeve. Normalisht, duke lënë në rend të parë sezonin e dimrit, sepse punojnë në kushte ekstreme, me mbingarkesa të shumta në rrjet dhe prishje nga ngarkesat e mëdha.

Ndërkaq, me keqardhje për ekipin që ai drejton, përmendi faktin që gjatë festave të fundvitit kur të gjithë festojnë, kolegët e tij janë jashtë me rroba e pajisje, nëpër trafo anekënd vendit. Ora 24:00 i zë jashtë, në rutinën e tyre të përditshme. Doreza në duar, helmetë në kokë e përqendrim maksimal për të rregulluar prishjen.

Më vjen shumë keq për kolegët tanë kur gjatë festave të fundvitit, vijnë bashkatdhetarët dhe festojnë tok së bashku me familjet e tyre, por neve na duhet të jemi në krye të detyrës që të sigurojmë furnizim të rregullt me energji elektrike, tha ai.

Gjithsesi, pavarësisht mundit që bëjnë çdo ditë asnjëherë nuk dorëzohen deri në përmbushjen e parimit bazë të këtij departamenti: Furnizimi i rregullt me energji elektrike për konsumatorët!

Janë të jashtëzakonshëm. Jam krenar me secilin prej tyre, dhe ju jam falënderues për punën e palodhshme të cilën e kryejnë më shumë nder, përgjegjësi e krenari në shërbim të konsumatorëve, thekson Jupaj.

E gjithë kjo punë e madhe, nuk mund të bëhet edhe pa bashkëpunimin e departamenteve mes vete, siç është edhe Departamenti për Shërbim me Konsumatorë, konkretisht Qendra e Thirrjes, që funksionon gjithashtu 24 orë.

24 operatorë, 24 orë në telefon duke iu përgjigjur nevojave të gjithsecilit,  për ta përcjellë pastaj tek ekipet përkatëse secilën çështje të ngritur nga konsumatorët.

Vetëm vitin që lamë pas zëri që dëgjohet pas telefonatës suaj, ka pranuar mbi 1.75 milionë telefonata. Po kaq herë, në dispozicion për të kuptuar saktë problemin, lokacionin dhe pranimin e të dhënave, pa u lodhur asnjëherë.

Sezoni i dimrit është sfidues për të gjithë, e njëjtë edhe për Qendrën e Thirrjes, sepse vazhdon me operim të vazhdueshëm, me mobilizim shtesë. E gjitha kjo për shkak të kushteve të rënduara atmosferike, e me theks të veçantë erërave.

Drejtoresha e Departamentit për Shërbime me Konsumatorë, Tarifa dhe Çështje Rregullative, Rudina Heroi – Puka, sqaroi sfidën dhe gatishmërinë e plotë të Qendrës së Thirrjes në këto kohëra.

Periudha më sfiduese është gjatë ditëve kur mbizotërojnë kushte të rënduara atmosferike, me një theks të veçantë erërat, që shkaktojnë avari në rrjet, dhe si rezultat kemi ndërprerje të furnizimit të rregullt me energji elektrike deri në mënjanimin e rrezikut.

Pra, në rastet e ndërprerjeve të paplanifikuara rritet edhe presioni për Qendrën e Thirrjes, ku njëkohësisht pranojmë numër të lartë të thirrjeve nga konsumatorët, tha ajo.

E pyetur se çfarë do të bënin ndryshe, Heroi – Puka, me plot përgjegjësi dhe dëshirë për punë tha, se një detyrë e tillë bartë në vete një barrë shumë të madhe, sepse gjithmonë sjellin diçka të re dhe inovative, për t’ua përmirësuar dhe lehtësuar shërbimet në secilin dimension.

Njerëz të dedikuar për punë dhe mjaft të përgjegjshëm. Jam krenare me secilin prej tyre për mënyrën se si i trajtojnë kërkesat, menaxhojnë sfidat dhe përkushtimin që asnjëherë nuk u shteret. Ne fillimisht bëjmë atë që është e domosdoshme, pastaj ajo çka është e mundshme, e duke vazhduar të bëjmë të mundur atë që në fillim nuk ishte.

Të gjitha pajisjet teknologjike me të cilat komunikohet jashtë e brenda, që shërbejnë si urë lidhëse mes kompanisë dhe konsumatorëve, padyshim që nuk mund të bëhen pa Departamentin e IT-së, prej të cilëve duhet menaxhim e punë pa qenë primare orari i punës.  Por, me punën  e menaxhimin, kërkesa e secilit punonjës në këtë departament është QETËSIA.

Kjo është e vetmja formë që ata të zgjidhin çdo çështje shpejt e lehtë, sepse kur ka ndonjë problem dhe ata duhet të veprojnë nën presion të kohës, ky është një faktor që rrit stresin për ta.

Puna e IT, nuk është vetëm me laptopë e kompjuterë. Ata bartin mbi supe barrën e gjithë informacionit, pajisjeve teknologjike, mirëmbajtjen e tyre, duke mos harruar atë kryesoren – ruajtjen e sigurisë.

Drejtori i këtij departamenti, Orcun Yildirim, duke folur për sfidat, sukseset dhe përditshmërinë që e kanë si departament, tha se një nga çështjet që është më së vështiri të realizohet është - planifikimi.

Unë do të thosha planifikimi. KEDS-i është një strukturë që jeton 24/7 dhe nevojat e tij mund të ndryshojnë menjëherë, varësisht nga nevoja, tha ai. Por i pyetur për të arriturat, ai sqaroi me modesti e përpikëri, në aspektin e implementimit të teknologjisë më të sofistikuar në kompani. Do të ishte gabim të flisja për një arritje personale për veten time. Çdo softuer i zhvilluar në kuadër të KEDS-it, çdo përditësim i infrastrukturës, çdo proces i ridizajnuar, çdo kërcënim kibernetik i bllokuar, çdo problem i zgjidhur, është sukses i këtij ekipi.

Si KEDS IT, arritja jonë më e madhe është se kemi implementuar teknologji që do t'ua lehtësojnë jetën njerëzve dhe se kemi fuqi të implementojmë të reja. Është gjithashtu krenari për ne që të japim shembull për shumë kompani në Kosovë me punën që bëjmë”, shtoi tutje Yildirim.

I mallëngjyer ai tregon se që nga viti 2015 është pjesë e KEDS, prej ku edhe ka njohur ekipin e tij të përkushtuar ndaj sistemit sikur të ishte fëmija i tyre. Sipas tij, ajo se çfarë i ka lënë përshtypje gjatë viteve që punon në Kosovë, konkretisht në KEDS, është hapi ndaj zhvillimit e ndryshimit, duke i shtuar vlera profesionale secilit diskutim.

Mesazhi i drejtorit Yildirim për departamentin: 

Pos profesionistë, ata janë edhe miq shumë të mirë. Unë i falënderoj për punën e palodhshme, sepse fenomeni që ne e quajmë Sistem, nuk mund të jetë efektiv nëse nuk punojmë në harmoni me njëri-tjetrin. I gjithë zhvillimi i kësaj është burim krenarie për të gjithë ne, sepse suksesi i njërit nga ne është suksesi i të gjithëve.

Një ekip i tillë sjellë rezultate të jashtëzakonshme, njëjtë sikur dimrin që lamë pas, kur shumica nga ta është dashur të kenë kompjuterin përballë deri në orët e hershme të mëngjesit, dhe të sjellin produktin final ashtu siç është më së miri.

Këtë e përshkroi drejtori Yildirim, duke thënë se:

Përderisa një problem afekton vetëm një pjesë, ai do afektojë të gjithë sistemin, dhe të gjithë do të zhgënjehen. Kjo është arsyeja se përse IT është lojë ekipore.

Një ndërlidhje e jashtëzakonshme e tri departamenteve, normalisht duke mos harruar edhe secilin departament me punonjës tejet të zellshëm e profesionalë, ndikon në përmirësimin dhe avancimin e secilit shërbim, edhe nëse puna 24 –orëshe është gjithmonë e nevojshme!

Prandaj, mos harroni…

BASHKË GJITHÇKA ËSHTË E MUNDUR!