Përgjegjësia shoqërore
Shpërblehen fëmijët e talentuar
14-05-2019
KEDS & KESCO organizoi lojën shpërblyese për pikturë për fëmijët e punëtorëve me titull “Vizato kompaninë ku prindi yt punon”. Një numër i konsiderueshëm fëmijësh iu përgjigjën me entuziazëm këtij aktiviteti duke shprehur talentin e tyre me vizatime plot kolorit e gjallëri. Secili në mënyrën e vet e ka dhënë porosinë që prindërit e tyre s’ rreshtin së punuari që secili të ketë dritë. Pesë fituesit e konkursit për pikturë u është ndarë nga një tabletë, derisa te gjithë pjesëmarrësve në këtë aktivitet iu dhurua nga një pëlhurë për pikturë me ngjyra temperë, me qëllim të nxitjes së tyre për të vazhduar të kultivojnë aftësitë e tyre krijuese. Edhe këtë aktivitet KEDS & KESCO e ka organizuar në kuadër të përgjegjësisë shoqërore, për ta nxitur talentin e fëmijëve të punëtorëve dhe shoqërimin e tyre mes veti.

 
Keds Call Center
Shërbime online
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e Thirrjeve: 0800 791 00