Përgjegjësia shoqërore
KEDS ka bërë gjelbërimin e kopshteve në tri shkolla
18-04-2019
KEDS edhe këtë vit është pjesë e aktiviteteve për Ditën e Tokës. Kompania ka vendosur që të japë kontributin e vet në gjelbërimin e hapësirave për nxënës. Fidanë blini e pishash dhe lule të llojllojshme i kanë mbjell punëtorët vullnetarë të KEDS në shkollën fillore “Kuvendi i Arbrit” në Ferizaj, “Sadullah Brestovci” në Gjilan dhe “Dituria” në Shkabaj të Prishtinës. Me mbjelljen e drunjtëve e luleve të ndryshme nxënësit do të frymojnë më lirshëm në ambientet e shkollave përkatëse dhe të kenë një ambient më relaksues. “KEDS që nga fillimi i operimeve të saj ka qenë pjesë e aktiviteteve për Ditën e Tokës. Të njëjtën kohë ne vazhdimisht kemi qenë të përkushtuar në përmirësimin e kushteve për nxënës. Prandaj, gërshetimi i këtyre aktiviteteve, pra që ditën e tokës të bëjmë diçka në të mirë të nxënësve nuk është i rastësishëm. Aty fillon çdo ndryshim pozitiv dhe ne duam të jemi pjesë e atij ndryshimi”, tha z. Alper Erbas, Drejtor Gjeneral i KEDS-it, teksa po mbillte fidanët në shkollën “Kuvendi i Arbrit”. Ky nuk është aktiviteti i vetëm as sa i përket mbjelljes së fidanëve që ka bërë kompania e as aktiviteteve në shkolla. Vitin e kaluar KEDS ka mbjell fidanë me iniciativë të Komunës së Prishtinës në hapësirat e Fakultetit Teknik. Përderisa, KEDS në kuadër të Përgjegjësisë Shoqërore të Korporatës (CSR) ka realizuar një sërë projektesh në shkolla, si: krijimi i laboratorëve të Informatikës, krijimi i bibliotekave, botimi i librit për nxënësen, pastaj renovimi i një pjese të shkollës në Kamenicë e shumë aktivitete tjera. Të gjitha këto aktivitete janë realizuar nga punëtorët vullnetarë të KEDS dhe KESCO.

 
Keds Call Center
Shërbime online
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e Thirrjeve: 0800 791 00