Lajme & Ngjarje
Drejtori i KEDS-it u prit në takim nga Kryeministri Avdullah Hoti 03-10-2020

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti ka pritur të enjtën, me 1 tetor, Kryeshefin Ekzekutiv të KEDS, z. Alper Erbas.

Gjatë këtij takimi z. Erbas e ka njoftuar kryeministrin Hoti për zhvillimet e fundit në sektorët e distribumit dhe furnizimit me energji elektrike në vend, të arriturat, investimet e vazhdueshme që KEDS po i bën në tërë Kosovën si dhe sfidat qe kompania po kalon gjatë kësaj përiudhe të pandemisë.

"Ne jemi gjatë gjithë kohës të mobilizuar në kohën e pandemisë. Kemi ndërmarrë menjëherë të gjitha masat dhe kemi vepruar konform tyre", ka thënë z. Erbas. Ai e ka njoftuar kryeministrin Hoti edhe për përgatitjet për dimër. "Sa i përket rrjetit distributiv dhe furnizimit ne kemi bërë përgatitjet maksimale që të përballohet sa më lehtë dimri. Kemi investuar në vazhdimësi, sikurse kemi bërë mirëmbajtjen dhe përgatitjen e rrjetit që të përballojë kërkesat për energji elektrike".

Kryeministri Hoti, u shpreh i gatshëm që aty ku kërkohet bashkërendimi i punëve nga ana e Qeverisë, do të ofrohet pa hezitim.

Z. Erbas falënderoi Qeverinë e Republikës së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme për sektorin energjetik si dhe për koordinimin e duhur në mbarëvajtjen e proceseve.


 
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju Elektricnom Energijom D.D
Qendra e Thirrjeve: 0800 791 00
Politika e Privatësisë