Lajme & Ngjarje
KEDS i kundërvihet erës me linjë tërësisht të re në fshatrat e Istogut 12-10-2020

Pikërisht mbi Dubravë të Istogut, rrugës për Mojstir dhe Shushicë tashmë kanë zënë shtat dhjetëra shtylla betoni të tensionit të mesëm. Punëtorët e KEDS-it po punonin me intensitet të shtuar në fillim të tetorit për ndërtimin e linjës së re që do t’i furnizojë me energji mojstirasit e shushicasit.  Rrjeti i ri është integruar me bukurinë e këtyre fshatrave piktoreske, që gëlojnë nga gjelbërimi edhe këtë fillim vjeshte.
Qindra banorë të kësaj pjese, të rrahur nga erërat më të fuqishme në Kosovë, do të kenë shërbime dukshëm më kualitative. Kjo linjë e cila është e gjatë 3 km ka të instaluar 51 shtylla betoni me të gjitha stabilimentet tjera përcjellëse, tërësisht të reja.
Me ndërtimin e saj, përpos që është rritur siguria në furnizim kualitativ me energji, janë eleminuar edhe mbingarkesat në rrjet, të cilat në të kaluarën rrezikonin furnizimin. “E keni knaqë këtë vend. Faleminderit për punën që po bëni”, thotë një nga banorët e asaj ane, teksa ndalon me veturën e tij t’i përshëndetë ekipet e KEDS-it.
Edhe banorët tjerë shprehen mjaft të lumtur me këtë punë. Madje, thonë se një investim të tillë nuk ka pasur me dekada derisa tregojnë se shpeshherë rrezikohej edhe siguria e tyre nga erërat e fuqishme që godasin këto fshatra. “Prej që e mbaj në mend nuk kam pa ekipe duke punu në rrjet me ndonjë investim. Normal që jemi mjaft të gëzum që tash kanë fillu investimet se në të kalumën kur u bojke ftoft e fryjke, banderat vec i shihshe tu lëvizë e mbetshim pa rrym sdisa ore. Tash këta kokan bandera të betonit edhe qysh po e shoh kokan tu i vnu krejt senet e reja.”, thotë Naim Hajdinaj,  qytetar i asaj ane.
KEDS vazhdon që me përkushtim dhe profesionalizëm të investojë gjithandej vendit në projekte madhore për të rehabilituar linjat ekzistuese dhe duke krijuar alternativa të reja të furnizimit për të gjithë konsumatorët.

 


 
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju Elektricnom Energijom D.D
Qendra e Thirrjeve: 0800 791 00
Politika e Privatësisë