Lajme & Ngjarje
KEDS po ndriçon për herë të parë vendbanimin e lashtë kosovar 03-09-2020

KEDS është duke përfunduar një projekt të madh investues në Kabash të Prizrenit. Ky fshat historik i shtrirë mbi gërmadhat e lashta arkeologjike, po ndriçohet për herë të parë nga KEDS në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit.

Ky vendbanim që daton nga lashtësia e që sipas historianëve ka qenë i banuar me popullatë autoktone iliro-dardane, do të kyçet së shpejti në rrjetin energjetik të KEDS.

Investimi i cili përfshin afro 60 shtylla betoni, 17 shtylla metalike dhe rreth 6 km largpërçues, pritet të finalizohet brenda këtij viti. Punimet po kryhen me një dinamikë të lartë nga ekipet e KEDS.

Kjo zonë e thellë malore, e cila parashihet të kthehet në zonë turistike, me kyçjen në rrjetin energjetik të KEDS do të ofrojë mundësi të shumta rekreative për qytetarët dhe turistët e huaj.

KEDS po vazhdon me investime në rrjetin energjetik çdo ditë anekënd Kosovës, që tregon përkushtimin e kompanisë për përmbushjen e premtimeve dhe vendosmërinë për të qenë afër konsumatorit për të mbështetur ata aty ku është nevoja.

 

 


 
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju Elektricnom Energijom D.D
Qendra e Thirrjeve: 0800 791 00
Politika e Privatësisë