Lajme & Ngjarje
KEDS familjarizoi nxënëset me rrjetin elektrik 20-02-2020

Në ditën ndërkombëtare “T’ia prezantojmë vajzave profesionin e inxhinierisë” në qendrën e trajnimeve të KEDS-it, të enjten një grup prej 50 vajzave të shkollës fillore “ Xemajl Mustafa” në Prishtinë, nga klasa e parë deri në të pestën, iu prezantua profesioni i inxhinieres.

Ato patën mundësinë që nga afër të shohin dhe të mësojnë se si funksionon rrjeti elektrik, si trajnohen punëtorët, çfarë pajisje kanë dhe si punojnë, si funksionojnë trafostacionet, centralet, dhe si prodhohet dhe shpërndahet rryma.

“Ne kemi menduar që këtë ditë ta shënojmë duke i ftuar vajzat e shkollës Xhemajl Mustafa ta vizitojnë qendrën tonë të trajnimeve. Qëllimi është t’u tregojmë atyre që edhe ato në të ardhmen mund të bëhen inxhiniere, pra mund ta bëjnë këtë punë me lehtësi, madje edhe mund të ngjitën në shtylla. PRA, ATO MUNDEN”, tha Naxhije Pajaziti-Arifaj, Drejtoreshë për Komunikime në KEDS.

Nxënëset patën mundësinë që të shohin edhe demonstrimin praktik të përdorimit të pajisjeve elektrike, duke përfshirë procesin e ngjitjes në shtyllat elektrike, pastaj cilat janë pajisjet mbrojtëse, si duhet vepruar që të jemi të sigurt, dhe si duhet të bëhet kontrollimi i shtyllës, për të mos rrezikuar jetën tonë.

Vajzat u ndanë shumë të kënaqura nga ato që panë, mësuan dhe shprehen dëshirën që kur të rriten, edhe ato të bëhen inxhiniere.


 
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju Elektricnom Energijom D.D
Qendra e Thirrjeve: 0800 791 00
Politika e Privatësisë