Lajme & Ngjarje
Katër ish-studentet e KEDS Academy fitojnë bursë të plotë amerikane nga fondet e MCC 14-06-2019

KEDS me kënaqësi ju njofton se katër ish- studentet e KEDS Academy: Albiona Lalinovci, Alketa Sahiti, Erza Rama dhe Fjolla Fazliu, kanë fituar bursë të plotë të studimit në Amerikë nga Millenium Fondation Kosova, pjesë e fondeve të Qeverisë amerikane.

Qëllimi i këtij fondacioni është që të rrisë pjesëmarrjen e femrave në vendimmarrje, veçanërisht në sektorin e energjisë.

Studentet e KEDS Academy janë në mesin e 28 bursistëve nga krejt Kosova.

Në mesin e tyre është edhe Albiona Lalinovci, inxhiniere në KEDS dhe ish- studente e KEDS Academy.

”Është nder dhe privilegj të jem në atë listë. Sigurisht do të jap maksimumin që të përgatitem sa më mirë profesionalisht dhe të jap kontribut kur të kthehem”, thotë Albiona.  

 Shumë e kënaqur është shprehur të jetë edhe ish-studentja tjetër e KEDS Academy, Alketa Sahiti, eksperte për Analiza të Matjeve në Sistem, në Departamentin e Tregtimit në KESCO.  

“Aplikova në MCC për t’i avancuar tutje njohuritë e mia. Kur e kuptova që jam pjesë e listës, ishte ndjenjë vështirë e përshkrueshme, thjeshtë mu duk e pabesueshme. Do të specializohemi dhe do t’i shohim për së afërmi teknologjitë më të avancuara të botës. Është një mundësi e artë që na u dha. Do të bëjmë maksimumin që të dalim sa më suksesshëm atje”, thotë Alketa.

 Pasi që edhe qëllimi kryesor i programit të krijuar nga KEDS 6 vite më parë, KEDS Academy është avancimi profesional i studentëve, përgatitja e tyre për tregun e punës, si dhe krijimi i kapaciteteve profesionale që do t’i ndihmojnë vendit të zhvillohet, me këtë rast, KEDS përgëzon studentet, i uron suksese në zhvillimin e tyre të mëtutjeshëm profesional, si dhe kontribuimin e tyre në Kosovë.

 

 


 
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e Thirrjeve: 0800 791 00