Lajme & Ngjarje
KEDS ndërton dy linja të reja për furnizim të Mitrovicës 13-06-2019


KEDS ka përgatitur dy linja të reja që do të lëshohen në punë deri në fund të javës për furnizim me energji elektrike të Mitrovicës. Këto linja do të lidhen në nënstacionin e ri të KOSTT-it Ilirida dhe do të bëjnë shpërndarjen e energjisë elektrikë për Mitrovicën dhe fshatrat. Këtu përfshihet qendra e qytetit me fshatra e shumë lokalitete të tjera. 

Me lëshimin në punë të këtyre linjave parashihet që furnizimi me energji elektrike i këtij qyteti të jetë shumë më stabil. Kjo pjesë e Mitrovicës deri tash është furnizuar nga linjat 35 kV që vinin nga Vushtrria përmes Skënderajt e deri në Mitrovicë, ndërsa linja e dytë është për nënstationin Shupkovci, i cili tani është duke u furnizuar nga nënstacioni Trepça përmes linjave 35 kV. Por, tashmë linjat 35 kV do të eleminohen komplet, duke bërë që furnizimi të jetë shumë më efikas dhe më ekspeditiv.

Këto dy linja do të bëjnë ndërlidhjen nga nënstacioni Ilirida me ata të KEDS-it- Mitrovica dhe Shupkovci.

Ky hap do të zgjidhë përfundimisht furnizimin me energji elektrike të një pjesë të konsiderueshme të qytetit. Kjo, pasi qendra, lagjet e afërta dhe disa fshatra dekada me radhë janë furnizuar nga asetet e Trepcës, shumë të vjetruara. Tash, KOSTT ka ndërtuar asetet e veta, KEDS ka ndërtuar menjëherë linjat e reja për ta bërë ndërlidhjen e tyre me rrjetin distributiv dhe përfitues direkt janë mijëra konsumatorë. 

 


 
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e Thirrjeve: 0800 791 00