Lajme & Ngjarje
Mbi 250 fëmijë festuan 1 Qershorin në KEDS, ishte festë e paharrueshme 03-06-2019


Oborri i KEDS-it vlonte të shtunën, përkundër faktit se ishte ditë pushimi. Aty ia kishin mësy mbi 250 fëmijë për të festuar ditën ndërkombëtare të tyre, 1 Qershorin. Ashtu siç edhe kishte premtuar KEDS-i, edhe doli, ata kaluan një festë të paharrueshme.

Nga ora 11:00 ishin vendosur kënde të ndryshme dhe secila nga to mundësonte një aktivitet. Në njërën anë ishte këndi i shkencës, ku fëmijët mësonin si prodhohet energjia elektrike, madje e prodhonin edhe vet përmes patateve, limonëve e materialeve tjera të thjeshta.

Në këndin tjetër, fëmijët ngjyroseshin për festën e tyre dhe një pjesë e madhe e tyre vizatonin edhe vet objekte të ndryshme të karakterit energjetike, përderisa në këndin tjetër kishte lojëra të ndryshme e në sfond dëgjohej muzikë shumë e dashur për ta.

Festa kulmoi me paraqitjen e maskotës zyrtare të KEDS-it, Elmenit. Atë e kanë rrethuar fëmijët me shumë dashuri dhe janë përshëndetur më të.

Fëmijët pas këtij aktiviteti janë parë shumë të gëzuar dhe të mbushur me energji pozitive.

Ky aktivitet ishte në vijimësinë e shumë aktiviteteve që ndërmerr KEDS-i për fëmijët. Aktiviteti paraprak ishte zhvilluar Ditën e Tokës, me 22 prill ku në disa shkolla të vendit ishin mbjellë fidanë dhe lule.

Muajt e fundit shumë shkolla e kanë vizituar kompaninë ku nxënësit e shkollave fillore janë njoftuar në lidhje me funksionimin e KEDS-it si kompani dhe për energjinë elektrike si sektor, përderisa gjatë vitit të kaluar KEDS ka zhvilluar aktivitete të shumta në shkolla të ndryshme në lidhje me efiçiencën e energjisë elektrike.

Më herët nuk kishte munguar as themelimi I laboratorëve të informatikës në shumë shkolla të Kosovës, sikurse edhe i bibliotekave e shumë aktivitete tjera që ndikojnë direkt në avancimin e prosperitetit të fëmijëve në Kosovë.

 


 
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e Thirrjeve: 0800 791 00