Lajme & Ngjarje
KEDS hapi dyert për nxënësit kosovarë 28-03-2019


KEDS ka hapur dyert për nxënësit kosovarë që të mësojnë rreth energjisë elektrike, me theks të veçantë efiçiencën e energjisë elektrike. Në kuadër të këtij aktviteti kompania priti rreth 100 nxënës nga Shkolla Fillore “Ganimete Tërbeshi” nga fshati Llukar dhe grupi tjetër  nga shkolla fillore “Meto Bajraktari” nga Prishtina.

Para nxënësve prezantimin e mbajtën studentët e KEDS Academy, të trajnuar për këtë lëmi, tash punonjës në KEDS. 

Ligjërata nxënësve u është dukur tepër atraktive. Ata përveç kursimit të energjisë elektrike u informuan rreth KEDS-it dhe gjithçka që ka të bëjë me energjinë elektrike.

Fëmijët ishin mjaft të interesuar dhe shumë kureshtarë, sidomos për pajisjet elektrike, që në prezantim ishin personazhe me emra.

Bunës, njëra nga nxënëset, përshtypje i kishte lënë personazhi i Bardhës (Rrobalarësja).

Nxënësit këshillat e marra këtu, thanë se do t’ua tregonin shokëve dhe shoqeve të tjera , por edhe prindërve në shtëpi. Surpriza më e madhe për nxënësit ishte njeriu i energjisë Elmeni, ku të gjithë të rrethuar pas tij u kënaqën duke kënduar.

Të impresionuar mbetën edhe stafi i mësimdhënësve, të cilët shoqëronin fëmijët.

Mësuesja, Valdete Gjakova, nga shkolla Meto Bajraktari, ka thënë se ligjërata e sotme ishte një kolaracion me lëndët mësimore që zhvillojmë në shkollë dhe shumë e kapshme për fëmijët.

“Fëmijët u kënaqën sot dhe në emër të shkollës falënderoj KEDS-in për mikpritjen dhe organizimin profesional të paraqitur me një nivel të lartë që nuk e kemi parë më herët”, tha mësuesja Gjakova. 

Ky projekt nuk mbaron këtu. KEDS do të vazhdojë të mbajë prezantimet në ndërtesën Qendrore të kompanisë edhe për nxënës të shkollave tjera të interesuara.

 


 
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e Thirrjeve: 0800 791 00