Lajme & Ngjarje
KEDS përfundoi projektet që furnizojnë 4 mijë familje e biznese të Kamenicës 28-03-2019


KEDS-i ka përfunduar dy projekte të mëdha në komunën e Kamenicës. Është fjala për ndërtimin e largpërçuesit të Roganës dhe largpërçuesin e Hogoshtit, që i përkasin Komunës së Kamenicës.

Me këto dy projekte të përfunduara investive nga KEDS 12 fshatra të kësaj ane do të kenë energji kualitative dhe tension stabil.

Me këtë investim do të përfitojnë 1800 familje e biznese nga largpërçuesi i Roganës dhe rreth 2000 familje e biznese nga largpërçuesi i Hogoshtit. Pra, përfitues direkt janë afro 4 mijë konsumatorë apo rreth 20 mijë banorë të asaj ane.

Ata tash do të kenë një jetë më të mirë dhe bizneset do ta kenë punën më të lehtë, nga rrjet i ri dhe modern i implementuar nga KEDS.

Këto investime i kanë parë për së afërmi edhe Drejtori Gjeneral i KEDS, z. Alper Erbas, së bashku me nënkryetarin e komunës së Kamenicës, z. Faton Jakupi.

“Shpreh falënderim të veçantë për mbështetjen dhe përkrahjen e treguar nga komuna e Kamenicës. Falë bashkëpunimit të mirëfilltë që kemi pasur, projektet në këtë nëndistrikt janë realizuar me kohë. Projekti i Roganës dhe Hogoshtit mund të cilësohen si projektet më të mëdha në vitin 2018 sepse kanë përfituar një numër i madh i konsumatorëve”, theksoi z. Erbas.

Ndërsa nënkryetari i komunës së Kamenicës, z. Jakupi, gjatë vizitës në terren u shpreh i kënaqur me punën e KEDS.

“Janë bërë punë të mira nga ana e KEDS për komunën e Kamenicës. Janë këto dy projekte të realizuara, pastaj projekti në Koretin, punimet në qendër të qytetit e projekte tjera. Stafi i KEDS është mjaft bashkëpunues karshi kërkesave tona”, tha nënkryetari Jakupi.

Në  këto dy projekte janë vendosur  4 stabilimente shpërndarëse të reja nga KEDS dhe janë ndërtuar dy dalje të reja 10 kV nga NS Berivojca, që tani quhen dalja e Hogoshtit dhe dalja e Roganës. Gjithashtu janë vendosur edhe dy trafostacione të reja me kapacitet prej 160 kVA në fshatin Grizime dhe  Kershlanet.

Duke iu përshtatur terrenit në projektin Roganës është shtrirë linjë ajrore e re 5 km, ndërsa nëntokësore rreth 5.5 km.

Edhe banorët flasin për të mirat që u ka sjellë ky investim. “Rryma më herët ka qenë katastrofë, ka pas ndërprerje të shpeshta dhe tensioni shumë i dobët. Një defekt me ndodhë në Kostanicë apo në katunet e Malsisë, ne këtu na u nalke rryma. Tash është bërë lidhje e re dhe me këtë është stabilizu gjendja si te ne ashtu edhe në krejt fshatin”, tha Sami Rexhepi, pronar i restorantit ‘Kalaja”në fshatin Kopernicë.  

Gjatë implementimit të projektit të Hogoshtit KEDS ka instaluar afërsisht 8,5 km rrjet ajror dhe 3,6 km rrjet nëntokësor dhe 3,3 km rrjet kabllo bistekë dhe shtyllat e betonit.

 Kjo ka bërë që edhe banorët e këtij rajoni t’i ndjejnë këto ndryshime.

“Përpara, herë kishte e herë nuk kishte rrymë, kurse tash jemi të kënaqun. Por edhe jemi pagues të rregullt të energjisë elektrike. Çka duhet me pagu ne e paguajmë, nuk i mbetemi borxh shtetit,” ka thënë Radunka Arsiç, banore e asaj ane.

 


 
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e Thirrjeve: 0800 791 00