Lajme & Ngjarje
KEDS vendos gjashtë trafo të reja dhe rrjet krejtësisht të ri në Obranq të Podujevës 05-02-2019

Tashmë mbi 230 familje të këtij fshati kanë shërbime shumë më kualitative dhe më të sigurta pasi KEDS ka vendosur rrjetin komplet të ri, me shtylla betoni. 

Ekipet e KEDS-it kanë kryer punimet në projektin investiv Obranqa 1/2 në Podujevë, që përfshin komplet  fshatin.

Këtu janë vendosur 6 trafo të reja. Tri me fuqi 250 kVA dhe tri trafo me 160 kVA dhe një është riparuar.

Me këtë investim banorët përveç që do të kenë energji kualitative dhe tension stabil, për ta është larguar edhe rreziku tërësisht nga shtyllat e vjetra, pasi që ato janë zëvendësuar komplet me shtylla betoni.

Fshati Obranq ka një terren të hapur dhe shtëpi të shpërndara dhe me realizimin e këtij projekti  KEDS ka bërë që secila shtëpi të këtë energji kualitative dhe rrjet të ri. Janë mbi 230 familje që po përfitojnë nga ky investim.

Hysni Hasani, banor i këtij fshati, i cili punon në një kompani për mirëmbajtjen e rrugëve , vlerëson punën e KEDS-it dhe thotë që tani nuk kanë më frikë nga rreziku prej përçuesve elektrik.

“Telat janë konë përtoke dhe banderat i kena pas shumë afër shpisë dhe gjithë jena tut prej ma të keqes. Tash u bo shumë mirë dhe skena ma probleme,” ka thënë Hasani.

Në një lagje tjetër të fshatit, Flamur Dervisholli, thotë se pas kësaj pune që ka bë KEDS-i në fshat, nuk presin probleme.

“Përpara kur frynte era shpesh na u rxojshin banderat dhe rreziku ishte i madh. Tash rryma u forcu dhe nuk presim më probleme,“ ka thënë Dervisholli.

KEDS nuk do të ndalet këtu. Kompania ka një plan investiv për komunën e Podujevës që për këtë vit të realizojë 66 projekte investive që kapin shumën prej 6.5 milionë euro, që do të jetë investimi më i madh në historinë e Kosovës, ku 7,500 familje do të jenë përfitues.

 


 
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e Thirrjeve: 0800 791 00