Lajme & Ngjarje
Dy trafo dhe rrejt të ri për mbi 400 familje të Peqanit 07-02-2019

Një rrjet elektrik të ri ka shtrirë KEDS në fshatin Peqan të Suharekës. Me këtë investim është larguar përgjithmonë rreziku nga tensioni i lartë dhe në fshat është krijuar stabilitet energjetik.

Peqani shtrihet në pjesën veriore të Suharekës dhe banorët kryesisht merren me bujqësi dhe ndërtimtari. Me këtë investim të KEDS-it ata do të kenë një jetë më të mirë.

Për Faik Fandajn, pronar i një minimarketi, tani gjithçka është në rregull.

“Ma mirë s’ka qysh me kanë. E kanë rregullu për marak. Rrezikun nga tensioni i nalt ma nuk e kena dhe jeta në fshat tash do të jetë ma e mirë. Punëtorët i kanë kry punt shumë mirë dhe pastër”, ka thënë Fandaj.

Për implementimin e këtij projekti  KEDS ka vendosur dy trafostacione. Njëra me fuqi 250 kVA dhe një tjetër me kapacitet 160 kVA . Të gjitha shtyllat e vendosura janë nga betoni dhe është shtrirë rrjet elektrik nëntokësor dhe ajror të tensionit të mesëm dhe të ulët dhe mbi 4000m kabllo për kyçjet shtëpiake.

Janë mbi 400 familje që kanë përfituar nga ky projekt.

 Në anën tjetër të fshatit edhe banori Reshat Grulaj, shprehet tejet i kënaqur me punën dhe shërbimin e shpejtë të punëtorëve të KEDS-it.

“ Non stop kena pas probleme. Ni shtyllë na u pat rrxu nihere prej motit të keq. Tash me punën që e kanë ba nuk jena ma të rrezikum dhe u ba shumë mirë”.

Grulaj gjithashtu lëvdon punëtorët e KEDS-it për gatishmërinë dhe shërbimin e shpejtë. 

“Sa herë kana pas probleme me rrymë i kena thirr punëtorët e KEDS-it për me ndreq, gjithmonë kanë ardh me kohë me kry punën dhe për këtë i falënderoj shumë”, ka deklaruar  Grulaj. 

KEDS do të vazhdojë të shtrijë investimet në të gjithë vendin, duke u dhënë përparësi vendbanimeve që kanë rrjetin elektrik më të vjetruar dhe sipas Planit Zhvillimor të Shpërndarjes së Energjisë, parashihet që Kosova deri në vitin 2025 të bëhet me rrjet modern energjetik.

 


 
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e Thirrjeve: 0800 791 00