Kur hapet aplikimi?

Duke filluar nga data 5 Prill deri me datë 22 Prill 2022;

Ku mund të aplikoni?

Në Zyrën Qendrore të KEDS në Bulevardin Bill Clinton Nr. 5 në Prishtinë, ose në e-mail adresën apply@keds-energy.com

Kush mund të aplikojë?

Vajzat e shkollave të mesme profesionale (shkollat teknike) dhe gjimnazeve, viti i fundit i shkollimit (klasa e 12).

Vajzat e shkollave të mesme profesionale (shkollat teknike) dhe gjimnazeve, shkollat publike, nga këto komuna:

  • Komuna e Prishtinës
  • Komuna e Podujevës
  • Komuna e Obiliqit
  • Komuna e Fushë Kosovës
  • Komuna e Drenasit.

Nga shkollat e mesme profesionale, të drejt aplikimi kanë vajzat sipas drejtimit/ profilit në vijim:

  1. SHKOLLAT E MESME PROFESIONALE (SHKOLLAT TEKNIKE):
  • Drejtimi Elektroteknikë - Profili Informatikë
  1. GJIMNAZET

Kriteret e përzgjedhjes:

  • Suksesi në vitin paraprak (me sukses: min. shumë mirë)
  • Shkathtësi të mira në përdorimin e teknologjisë informative
  • Shkathtësi të mira të komunikimit
  • Njohja e gjuhës angleze përparësi

Pse duhet të aplikoni?

Që të fitoni njohuri/ shkathtësi me qëllim të zhvillimit të vazhdueshëm profesional si dhe për integrim më të lehtë në tregun e punës. Një mundësi më shumë në përfitimin e përvojave dhe ekspertizës profesionale. Mundësi për qasje më të lehtë në tregun vendor dhe ndërkombëtar.

Çka ju nevojitet për aplikim?

Formulari i plotësuar i shkarkuar nga web-faqja e KEDS.

Certifikata e notave për vitin paraprak (klasa 11).

Si dhe dëshmi tjera të përshkruara në formularin e aplikimit.

Si mund të aplikoni?

Për të aplikuar, luteni të plotësoni formularin e aplikimit të cilin mund ta shkarkoni në web-faqen e KEDS www.keds-energy.com;

Në aplikim mund të marrin pjesë vetëm vajzat të cilat janë duke e ndjekur kl. e 12 dhe plotësojnë kushtet sipas kritereve më lart.

Pas aplikimit

Vajzat të cilat plotësojnë kriteret për përzgjedhje hynë në garë për të qenë pjesë e programit. Ato do të kalojnë nëpër një proces të vlerësimit si: test me shkrim dhe intervistë. Vajzat të cilat do të tregojnë rezultat pozitiv në testin me shkrim, do të vazhdojnë në intervistë me gojë. Pas fazës së intervistimit vajzat e suksesshme do të konsiderohen pjesë e programit.