Shtatë parimet e Kombeve të Bashkuara për fuqizimin e gruas në të bërit biznes, të njohura si WEPs, janë shtyllat që shumë kompani nga mbarë bota janë zotuar se do t’i përmbahen dhe t’i respektojnë. 

Përkushtimi ynë për profesione më gjithëpërfshirëse dhe shkrirjen e dallimeve në baza gjinore është dëshmuar tashmë me hapa dhe aktivitete konkrete.

Vetë-iniciativat e kompanisë, hapësira e krijuar për gratë inxhiniere dhe programet edukativo-arsimore për vajzat dhe gratë edhe jashtë KEDS kanë rezultuar në shkrirjen e dallimeve gjinore sidomos në profesionin e inxhinierisë, për çka edhe jemi krenarë.

Duke u bërë kompania e parë në Kosovë që kemi nënshkruar 7 parimet e UN Women dhe United Nations, jemi zotuar që do të punojmë fuqishëm për barazi gjinore në secilën celulë të kompanisë, përfshirë edhe ngritjen profesionale të vajzave dhe grave tona.

Poashtu KEDS ka nxitur dhe promovuar barazinë gjinore në këtë industri përmes programit 7 vjeçar KEDS Academy, kemi krijuar mundësi të barabarta për gratë në punë përmes trajnimeve, aktiviteteve dhe promovimeve të profesionit.

Angazhimi i grave inxhiniere është sinjalizues se pjesëmarrja e vajzave dhe grave në këtë profesion është i domosdoshëm dhe garantues i suksesit në kompani dhe më gjerë.