KEDS po mirret si shembull nga institucionet publiko-private për rolin e tij në fuqizimin e gruas në sektorin e energjisë. Ky fakt është potencuar në vazhdimësi edhe në panelin virtual të diskutimit të organizuar nga GIZ në kuadër të KSDW’20, ku u trajtua çështja e fuqizimit dhe përfshirjes së grave në sektorin e energjisë.
 
KEDS, në këtë panel diskutimi u përfaqësua nga Drejtoresha e Burimeve Njerëzore, Valbona Kadrijaj, e cila theksoi se gratë në KEDS janë pjesë e rëndësishme e proceseve vendimarrëse derisa kompanitë janë maksimalisht të përkushtuara për t’i promovuar dhe avancuar ato.
Ne kemi punuar fuqishëm në ëdo aspekt për forcimin e barazisë gjinore dhe sot jemi ndër kompania e parë në vend që kemi  nënshkruar zotimin e 7 parimeve të Kombeve të Bashkuara. Ky është një indikator që kompania është e zotuar të ndikojë fuqishëm në krijimin e pozitës së barabartë të grave në shoqërinë kosovare.
KEDS që nga fillimi i ka kushtuar rëndësi të veçantë pozitës së gruas përbrenda kompanisë, duke ndërmarrë hapa konkret në përkrahjen e tyre.

Përmes KEDS Academy, KEDS është duke kontribuar fuqishëm në edukimin dhe trajinimin e grave inxhiniere derisa nënshkrimi i parimeve për fuqizimin e gruas këtë vit nga KEDS ka hapur një kapitull të ri për gratë, duke kontribuar edhe më tutje në avancimin e tyre në vendin e punës dhe në komunitet.