Lajme & Ngjarje
BSPK dhe institucionet relevante impresionohen nga kushtet e sigurisë në punë që ofron KEDS 29-01-2019


Institucionet relevante që inspektojnë sigurinë në punë janë impresionuar nga niveli i sigurisë në punë që ofron KEDS-i.

Gjatë një vizite që i bënë KEDS-it, kryetari i BSPK-së, z.Avni Ajdini, zv.kryeinspektori për siguri në punë, z.Agim Millaku, dhe përfaqësues nga institucionet tjera relevante, kanë parë për së afërmi të arriturat e kompanisë në sigurinë në punë që ofron KEDS.

Ata janë njoftuar në detaje për së afërmi nga Drejtoresha e Burimeve Njerëzore në KEDS, Valbona Kadrijaj dhe Menaxheri i Sigurisë në Punë, z.Burim Islami, lidhur me kushtet e punës dhe mjetet e punës në përgjithësi, sikurse edhe nga përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur Elektrokosova (FSPE).

Islami i ka njoftuar ata për punën e madhe që është bërë në avancimin në standardet më të larta të të gjitha hallkave të sigurisë në punë drejt objektivit për siguri të plotë.

Të dy palët janë dakorduar për bashkëpunime të ndërsjellë edhe që në të ardhmen punëtorët të kenë ambiente të sigurta dhe mjedis të shëndetshëm në vendet e tyre të punës.

Ata kanë vizituar edhe Qendrën e Trajnimit të KEDS-it që është inauguruar në vitin e kaluar. Edhe aty delegacioni është ndarë shumë i kënaqur. Qendra ofron trajnime multidiciplinare në të gjitha segmentet e operimeve të rrjetit elektrik dhe përdoret, pos për trajnim të punëtorëve të KEDS-it, edhe nga hallkat tjera të shoqërisë.


 
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e Thirrjeve: 0800 791 00