Lajme & Ngjarje
Krijohet në afat rekord zgjidhja për furnizim të Mitrovicës dhe Trepçës 23-01-2019

KEDS ka krijuar një zgjidhje të shpejtë për furnizim me energji elektrike të Mitrovicës dhe Trepcës, pas djegies së djeshme. Zgjidhja ka të bëjë me riaftësimin e linjës së Vallaqit që gjendet në veri të vendit, për pjesën e furnizimit të qytetit dhe fshatrave përreth. Kjo është arritur edhe falë ndihmës dhe mbështetjes së institucioneve te vendit, Policisë e Kosovës për sigurinë e ofruar dhe KOSTT-in.

Ekipet e punëtorëve të KEDS kanë arritur të shtrijnë sot gjatë ditës përçuesin në linjën 35 kV që vije nga nënstacioni i Vallaqit për drejtim në nënstacionin e Mitrovica 2, ku po bëhet kyçja për të furnizuar një pjesë të madhe të Mitrovicës dhe fshatrave përreth.  Pos përcuesit, janë vendosur edhe shtylla dhe pajisje të tjera të rrjetit, pasi linja ishte joaktive që nga paslufta. Kjo është arritur falë angazhimit të madh të punëtorëve të kompanisë, të cilët janë në terren së bashku me menaxhmentin përkatës që nga dita e djeshme kur ndodhi avaria në asetet e Trepçës.

Paralel me këtë, KEDS së bashku me KOSST në afat rekord kanë gjetur alternativë shtesë të furnizmit për konsumatorët e apostrofuar më lartë, pasi linja që vije nga veriu nuk ka kapacitete të mjaftueshme.

Në këtë rast KEDS ka angazhuar numër të madh të punëtorëve si dhe kontraktorëve për të punuar në shtrirjen e përçuesit 35 kV nga nënstacionin i KOSTT-it në Vushtrri në drejtim të Trepcës, sikurse edhe nga Trepca në drejtim të Vushtrrisë, në mënyrë që të përfundojnë punimet sa më shpejtë të jetë e mundur. Punimet në të dy anët janë në përfundim e sipër dhe nëse gjithçka shkon sipas planit pritet që furnizimi me energji elektrike për qytetarë të kthehet në mbrëmje.

Situata e tillë është krijuar pas djegies së djeshme rreth mesditës të trafos së Trepcës, e lidhur me kapacitetet transmetive të KOSTT-it. Dëmi ishte i madh dhe është e pamundur të kthehet në punë. Në këto rrethana, KEDS bashkë me aktërët tjerë është vënë menjëherë në lëvizje.  Fillimisht, është gjetur zgjidhje e furnizimit të minierës për t’i nxjerrë nga zgafella mbi 100 minatorë që kishin mbetur të ngujuar, pastaj për të gjetur zgjidhjet më të mira dhe më të shpejta të furnizimit të konsumatorëve dhe kjo u arrit edhe falë bashkëpunimit të KOSTT-it dhe institucioneve të vendit.

Shprehim falënderim për KOSST-in që bashkërisht gjetëm zgjidhje të shpejtë, po ashtu institucionet e Kosovës për përkrahjen, Policinë e Kosovës që krijoi siguri për të realizuar punimet, si dhe qytetarët e Mitrovicës tek të cilët gjetëm mirëkuptim dhe përkrahje.

 


 
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e Thirrjeve: 0800 791 00