Lajme & Ngjarje
Djegia në Trepçë shkaktoi ndërprerjen në Mitrovicë 22-01-2019

Sot rreth orës 12:00 ka filluar të digjet një trafo brenda obektit të Trepcës, që është edhe në pronësi të kësaj ndërmerrje. Të njëjtën kohë është këputur linja 110 kV e KOSTT-it në Mitrovicë.
Kjo ka bërë që Mitrovica të jetë pa energji elektrike.
KEDS ka dërguar menjëherë ekipet në vendin e ngjarjes, për ku është nisur edhe menaxhmenti nga Prishtina për t’u dal në ndihmë këtyre ndërmarrjeve që të tejkalohet sa më shpejtë kjo situatë.
KEDS ka arritur të rikthejë energjinë elektrike për rreth 2/3 e konsumatorëve të Mitrovicës, duke e kaluar furnizimin nga linjat që vijnë nga Vushtrria, ndërsa nuk ka alternativë për konsumatorët që furnizohen nga Trepça dhe linja e KOSTT-it në Shupkofc, përkatësisht një pjesë e Mitrovicës dhe fshatrat afër nga Mitrovica në drejtim të Vushtrrisë.
Për më tepër detaje ju lutem kontaktoni Trepçën dhe KOSTT-in.

 

 


 
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e Thirrjeve: 0800 791 00