Lajme & Ngjarje
Qyteti i Deçanit bëhet me furnizim alternativ 14-01-2019

KEDS ka finalizuar punimet për vendosjen e kabllos alternative për qytetin e Deçanit, duke krijuar stabilitet dhe siguri shumë më të madhe të furnizimit me rrymë.
Kompania ka shtrirë kabllon alternativ 2400m të gjatë që lidhet në largpërçues. Tani, qytetarët e Deçanit në rast të ndonjë prishje nuk do të kenë ndalesa të gjata të energjisë elektrike, pasi ka mundësi alternative të furnizimit. Kjo kabllo do të shërbejë si furnizuese e pjesës më të madhe të qytetit të Deçanit deri sa të rregullohet ndonjë prishje e paraqitur apo ndonjë e papritur tjetër që mund të ndodhë.
KEDS ka intervenuar në këto temperatura të ulëta ta shtrijë këtë kabllo, pasi kohën e fundit ka pas probleme të furnizimit të këtij qyteti si rrjedhojë e dëmtimit të kabllos nëntokësore. Por, ndalesat disaorëshe tashmë janë evituar. Kjo, edhe falë përkushtimit maksimal të punëtorëve të KEDS-it dhe përkrahjes së vazhdueshme nga ana e Komunës së Deçanit.

Në foto punëtorët e KEDS-it gjatë realizimit të punimeve.

 


 
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e Thirrjeve: 0800 791 00