Lajme & Ngjarje
KEDS i mobilizuar për shkak të motit të lig 18-12-2018


KEDS është i mobilizuar komplet për shkak të motit të lig. Në kuadër të kësaj, do të shtohen edhe 50 punëtorë që merren me prishjet në terren, dhe tashmë do të jenë 300 sish. Pra, ekipeve për sanim të prishjeve do t’iu shtohen edhe ato të mirëmbajtjes, duke përfshirë edhe inxhinjerët.

Kjo është bërë për t’i evidentuar dhe evituar prishjet eventuale në kohën më të shkurtër të mundshme.

Ekipet e KEDS-it do të jenë në dispozicion gjatë 24 orëve të ditës, 7 ditë të javës në mënyrë që qytetarët të kenë furnizim sa më të mirë me energji elektrike në këto ditë të ftohta dhe me reshje nëpër të cilat po kalon vendi.

KEDS ka përgatitur maksimalisht rrjetin paraprakisht për ballafaqim me kushtet e rënduara atmosferike. Ekipet e mirëmbajtjes kanë qenë në vazhdimësi duke punuar në përforcim të rrjetit, duke i zëvëndësuar pajisjet e dëmtuara, sikurse duke i pastruar trasetë e rrjetit. 

Të njëjtën kohë, vetëm gjatë këtij viti janë kryer shumë investime, të cilat e kanë rinuar komplet rrjetin në dhjetëra lokalitete anëmbanë Kosovës.

 


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e Thirrjeve: 0800 791 00