Lajme & Ngjarje
Rreth 400 familje të Lipjanit me rrjet të ri energjetik 12-11-2018

Me projektin e quajtur TS 8 Lipjani që ka implementuar KEDS, janë rreth 400 familje kryesisht në pjesën jugore të qytetit të Lipjanit të cilët tash kanë një gjendje shumë të mirë energjetike.

Banorët e kësaj ane për çdo ditë kanë pasur probleme me rrymën. Rrjeti energjetik ka qenë stër-ngarkuar dhe shumë i vjetër. Pas këtij investimi tash gjithçka është rregulluar, tensioni është stabil dhe me parametra standarde.

Për implementimin e këtij projekti KEDS ka vendosur dy trafostacione, njëra me kapacitet 1000 kVA, që është rinovuar dhe është bërë krejtësisht e re dhe një tjetër me fuqi prej 630 kVA. Gjithashtu ka instaluar edhe 5000m kabllo nëntokësore për tensionin e ulët dhe 3200m kabllo nëntokësore për tensionin e mesëm dhe ka vendosur shtylla të reja të betonit dhe në disa vende  vendosur edhe rrjet i ri ajror.

Për këto ndryshime energjetike me shumë emocione flasin vetë banorët.
Nasibe Bajrami, e komunitetit rom tregon për rrezikun që kanë pasur para investimit dhe tani  falënderon KEDS-in për punën që kanë bërë.

“Ma shumë jena kanë pa rrymë se me rrymë. Shtyllën elektrike e kena pas mrena në oborr dhe shpesh telat na binin në tokë sidomos kur frynte era, dhe gjithë jena tut mos po ndodh ma e keqja. Tash KEDS e ka rregullu dhe skena ma rrezik. Falënderojmë shumë kompaninë për punën që ka bë,” ka thënë Nasibja.

Edhe bizneset e vogla që operojnë në këto anë shprehen të kënaqur me këto ndryshime.    
Blerim Sylejmani, pronar i NPSH “ Blerimi” që merret me gdhendjen e hekurit, disqeve të veturave, etj, thotë se tani rryma është më e fortë dhe punën e kryejmë ma shpejt.
“Rryma ka qenë katastrofë, çdo 2-3 është dashur me u anku. Gjatë punës shpesh na u nalshin maqinat dhe puna nuk ecte. Tash është tepër mirë, rryma është e fortë dhe puna kryhet shpejt”, shprehet Sylejmani.       

Ky investim është edhe një zotim i KEDS-it për të përmbushur nevojat dhe obligimet energjetike  të konsumatorëve në tërë Kosovën, sipas dinamikës dhe planit të paraparë.
 


 
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e Thirrjeve: 0800 791 00