Lajme & Ngjarje
Rrjeti i ri energjetik në Shkrel të Rugovës ndihmon zhvillimin e turizmit 20-09-2018


https://periskopi.com/rrjeti-i-ri-energjetik-ne-shkrel-te-rugoves-ndihmon-zhvillimin-e-turizmit/
http://lajmi.net/rrjeti-i-ri-energjetik-ne-shkrel-te-rugoves-ndihmon-zhvillimin-e-turizmit/
http://zeri.info/ekonomia/216826/rrjeti-i-ri-energjetik-ne-shkrel-te-rugoves-ndihmon-zhvillimin-e-turizmit/
https://gazetablic.com/rrjeti-i-ri-energjetik-ne-shkrel-te-rugoves-ndihmon-zhvillimin-e-turizmit/
https://www.epokaere.com/rrjeti-i-ri-energjetik-ne-shkrel-te-rugoves-ndihmon-zhvillimin-e-turizmit/
https://www.koha.net/kosove/117933/rrjeti-i-ri-energjetik-ne-shkrel-te-rugoves-ndihmon-zhvillimin-e-turizmit/
https://telegrafi.com/rrjeti-ri-energjetik-ne-shkrel-te-rugoves-ndihmon-zhvillimin-e-turizmit/
http://botasot.info/turizem-lajme/951641/rrjeti-i-ri-energjetik-ne-shkrel-te-rugoves-ndihmon-zhvillimin-e-turizmit/
http://www.kosovapress.com/sq/lajme/rrjeti-i-ri-energjetik-ne-shkrel-te-rugoves-ndihmon-zhvillimin-e-turizmit-179875/

Një nga fshatrat më të mëdhenj në rajonin e Rugovës ka përfituar rrjet të ri elektrik nga një projekt i zhvilluar nga KEDS në bashkëpunim me Komunën e Pejës.

Ky projekt, përveç që përmirëson dukshëm kualitetin e furnizimit me energji elektrike për rreth 50 shtëpi të këtij fshati, është i rëndësishëm edhe për zhvillimin e turizmit në këtë pjesë të vendit.

Projekti përfshinë investime të ndryshme, siç janë vendosja e një trafo-shtyllë metalike, transformatori dhe vendosja e kabllos nëntokësore me gjatësi prej afër 3.5 kilometrave.

Po ashtu, janë vendosur mbi 50 shtylla të betonit për tension të ulët dhe një tjetër për tension të mesëm.

Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS, thotë se ky projekt është në kuadër të investimeve që kjo kompani është duke bërë në të gjithë Kosovën.

Ky investim, sipas tij, siguron furnizim më stabil me energji elektrike, ndihmon zhvillimin e turizmit kurse vendosja e shtyllave të betonit shton sigurinë për qytetarët.

KEDS po vazhdon zëvendësimin e shtyllave të drurit meqë në shumë raste ato janë të vjetruara dhe të dëmtuara.

“Pra, ky është investim me përfitim të disa anshëm. KEDS do të vazhdojë që të punojë në shërbim të përmirësimit të furnizimit me energji elektrike jo vetëm në rajonin e Pejës, por kudo që është e nevojshme,” thotë Buzhala.

Plani Zhvillimor i Rrjetit të Shpërndarjes është një master plan i KEDS-it që parasheh investimin e 300 milionë eurove në rrjetin distributiv elektrik të Kosovës deri në vitin 2025. Përmes këtij master plani KEDS mëton të rinovojë rrjetin elektrik dhe ta bëjë atë të ngjashëm me rrjetet elektrike të shteteve të zhvilluara evropiane.
 


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00