Lajme & Ngjarje
Rreth 200 shtëpi të Dobratinit përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik 13-08-2018

http://zeri.info/aktuale/211690/rreth-200-shtepi-te-dobratinit-perfitojne-nga-rrjeti-i-ri-elektrik/
http://www.kosovapress.com/sq/lajme/keds-vendos-trafo-te-reja-ne-dobratin-kycen-200-shtepi-174969/
https://telegrafi.com/rreth-200-shtepi-te-dobratinit-perfitojne-nga-rrjeti-ri-elektrik/
http://lajmi.net/rreth-200-shtepi-te-dobratinit-perfitojne-nga-rrjeti-i-ri-elektrik/
https://periskopi.com/keds-vendos-trafo-te-reja-ne-dobratin-kycen-200-shtepi/
http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=287063


Investimi në fshatin Dobratin të Podujevës i realizuar nga KEDS, pritet që të përmirësojë dukshëm furnizimin me energji elektrike për këtë pjesë.
Ndër të tjerash, KEDS ka bërë ndërtimin e tre trafove të reja me fuqi deri në 250 kVA dhe rrjetin e tensionit të ulët me gjatësi prej mbi 6 kilometrave.
Po ashtu, kjo kompani ka përfunduar ndërtimin e kanalit kabllovik për tension të ulët për kyçjen e konsumatorëve, si dhe ndërtimin e një largpërçuesi në gjatësi prej mbi 4 kilometra.
Sipas zyrtarëve të KEDS, ky investim ka qenë i domosdoshëm, meqë rrjeti ekzistues ka qenë i vjetruar dhe në gjendje të rëndë.
Zëdhënësi Viktor Buzhala thotë se nga projekti i përfunduar do të përfitojnë afër 200 shtëpi të kësaj zone. “Këto investime janë bërë në kuadër të projekteve që KEDS po realizon në tërë Kosovën për të zgjeruar dhe përforcuar rrjetin energjetik. 195 shtëpi do të përfitojnë vetëm nga ky investim,” ka thënë Buzhala.
“Kjo do të ndikojë në sigurimin e stabilitetit energjetik, reduktimin e humbjeve në rrjet, por edhe e shton sigurinë për qytetarët e kësaj ane, meqë rrjeti ekzistues ka qenë i vjetruar dhe i dëmtuar,” shton ai.
Shtyllat elektrike në këtë fshat kanë qenë të drurit dhe të kalbura, dhe rrjedhimisht kanë qenë rrezik për qytetarët që kanë kaluar afër, sqaron Buzhala.
KEDS është duke investuar në të gjithë Kosovën për të përforcuar dhe zgjeruar rrjetin energjetik.


 
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00