Lajme & Ngjarje
Kompania që po ndërton rrugën Prishtinë- Gjilan prish kabllon për herë të katërt brenda javës 09-08-2018

Kompania që po ndërton rrugën Prishtinë- Gjilan ka prishur sërish kabllon e tensionit 10 kilovoltësh, duke lënë pa energji një pjesë të konsiderueshme të konsumatorëve në Veternik. Kjo prishje është e katërta brenda javës. Prishja i ka lënë pa energji edhe shumë biznese të mëdha.

Ekipet e KEDS-it kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për ta sanuar atë prishje. Janë këputur njeherish 8 kabllo, tregues që ka pasur mungesë të madhe të kujdesit. Pamjet në fotografinë e bashkangjitur flasin vet.

Kjo pakujdesi e kontraktorit të qeverisë po shkakton telashe shumë të mëdha në furnizim me energji elektrike në këtë pjesë të vendit. Madje, po ia pamundëson KEDS-it që të bëjë furnizimin normal me energji eletrike. Në këtë zonë gjenden edhe shumë biznese të mëdha, të cilat po afektohen direkt.

Kjo situatë është e papranueshme dhe nuk bën të përsëritet më.

 


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00